Pas ndarjes nga e dashura angleze, Armando Broja çon partneren e re në shtëpi! Historia e dashurisë në distancë e futbollistit të Kombëtares me vajzën nga Përmeti

Picture of Ina Online
Ina Online

08/03/2025

Ditë të mira po kalon ylli shqiptar i futbollit, Armando Broja. Vetëm pak ditë më parë, ai është rikthyer sërish në stërvitje pas dëmtimit që pati ku dhe pritet aktivizimi i tij me Evertonin. Por teksa ishte i shkëputur nga fusha e blertë, Broja e shfrytëzoi kohën për të shijuar dashurinë e tij me Sindin.

Ishte pikërisht Shën Valentini, kur ai publikoi foto në rrjetet e tij sociale me të dashurën e re. E kaq mjaftoi që të zbulohej se kush është vajza që i kishte rrëmbyer zemrën futbollistit të dashur. Një vajzë shqiptare nga Përmeti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se është fatlumja në krah të yllit shqiptar, përcjell Panorama.com.al.

E panjohur deri më tani për publikun, Sindi ka vendosur të jetë larg vëmendjes së rrjeteve sociale dhe ka vetëm një profil privat me shumë pak ndjekës në Instagram. Çifti duket se është njohur nga udhëtimet që kanë pasur, ku miqtë të përbashkët kanë bërë bashkë këtë dyshe. Mesa duket Sindi, preferon që ta mbajë profilin e saj sa më privat, duke mos dashur që të jetë pjesë e mediave.

Edhe pse çifti duket në fillim të një historie, tashmë historia është formalizuar dhe dyshja mund të publikojë foto në profilet e tyre, ku dhe fansat të njihen me statusin e ri mes tyre. Por duket se ylli i Kombëtares e ka serioze këtë lidhje, pasi e ka çuar tanimë edhe në shtëpinë e tij.

Shën Valentinin dyshja e festoi në Angli, ku pas kohës që kishin me njëri-tjetrit kanë takuar edhe familjarë të Armandos. Si një vajzë që është larg fokusit mediatik, Sindi ka preferuar që mos të ndajë asgjë në rrjetet e saj sociale, duke u përpjekur që të jetë sa më private.

Por natyrisht që kjo lidhje është bërë tashmë formale edhe për familjarët e të dyja familjeve, edhe pse është ende herët që të flitet për një hap tjetër të çiftit të ri. Duke qenë se është një histori në distancë, mbetet për t’u parë sesi do të vijojë raporti mes dy të rinjve.

Ajo që dimë me siguri është fakti se për pak muaj që kanë së bashku, çifti është më i dashuruar se kurrë. Tashmë që Broja do të rikthehet në fushën e blertë, do të jetë Sindi ajo që do të udhëtojë më shpesh në Angli për të qenë pranë të dashurit, pse për ta mbështetur edhe në fushën e blertë.

Futbollisti Armando Broja, i cili luan për Kombëtaren Shqiptare, prej disa muajsh i ka dhënë fund romancës së tij me blogeren Jade Alyssa Wills. Blogerja ka festuar së fundmi 25-vjetorin e saj, mirëpo ajo që ra në sy ishte urimi që motra e futbollistit Jaycie Broja, i bëri ish-kunatës së saj. Edhe pse Jade është ndarë nga sulmuesi i Kombëtares, sërish Jayice e konsideron motrën e saj këtë të fundit./Panorama.com.al

TË FUNDIT

Prokuroria nis parahetim për vdekjen e Vedatit! Autopsia duhet ta vërtetojë gabimin e doktorit

Institucionet fasadë po kalben nga brenda

Nga 150.000 denarë ndihmë fillestare për çdo familje të prekur nga tragjedia e Koçanit

Tragjedia e spitalit të Tetovës, si shpëtuan kokat e mëdha?!

Nxiret para gjykate i akuzuari për mashtrim ndaj një gruaje të moshuar për 30.000 euro për një aksident të rremë trafiku

Toshkovski: Kallëzim penal ndaj 34 personave fizikë dhe tre juridikë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË