Broja mund t’i japë lamtumirën Chelsea për 30 mln paund, shkak…Osimhen

INA
INA

15/11/2023

Nuk u preferua nga Sylvinho, por Brojës i mjaftuan pak minuta në dispozicion për të shmangur humbjen e Chelsea-t, në sfidën e çmendur kundër Man.City, ku një lëvizje e tij nxori blof të gjithë prapavijën e “qytetarëve” duke fituar një 11-metërsh. “Bomberi” kuqezi duket se ka lënë pas plotësisht dëmtimin e pësuar gjatë grumbullimit me Shqipërinë, por drejtuesit e Chelsea nuk po nxitohen duke e aktivizuar me kujdes, pasi Broja për ta përfaqëson një investim të madh, një prodhim i akademisë me të cilin kanë një kontratë afatgjatë deri në 2028.

Blutë kanë investuar këtë periudhë, post Abramovic, mbi 1 miliardë euro, por sërish janë të pakënaqur, pasi trajneri Pochettino ka dhe një dëshirë të madhe, Victor Osimhen. Klubi londinez pritet të futet në merkato në janar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Napolit, por për të arritur te Osimhen duhen minimalisht 120 milionë euro, kaq e vlerëson De Laurentiis. Drejtuesit e Chelsea, do të përpiqen që gjatë janarit, të ulin disi kostot e këtij transferimi, për këtë arsye në skenë del emri i Brojës, një lojtar që mund t’i sjell arkave të klubit të paktën 30 milionë paund.

Sipas mediave angleze, nuk do të ishte problem që Chelsea të shiste Brojën pasi për të interesohen disa klube, mbi të gjitha West Ham, skuadër që edhe në verën e vitit 2021 u paraqiten në dyert e klubit me një ofertë zyrtare prej 30 milionë paund, por në atë kohë Chelsea e refuzoi në mënyrë kategorike. Me ardhjen e mundshme të Osimhen, hapësirat për Brojën do të zvogëloheshin ndjeshëm, një arsye më shumë që blutë këtë herë të pranojnë ofertat që mund të vijnë për Brojën.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Champions-League-draw-latest-odds-1010038

Këto janë 12 klubet të cilat e kanë siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve

zekirija ramadani

Zekirija Ramadani rikthehet në Kosovë, firmos me Dritën e Gjilanit

daja

Daja: Nëse pretendojmë një ëndërr të çmendur, duhet ta fitojmë ndeshjen ndaj Plzenit

champions-logo

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmshme në Champions League

sylvinjo

‘Do të çojë Shqipërinë në Botëror!’ Sylvinho edhe dy vite të tjera me Shqipërinë?

barcelonaa

Katalanasit i kundërpërgjigjen Bayernit

struga trim lum

Struga si mysafire mposhti Vardarin

Nadal

Nadal i rikthehet fushave të tenisit

karton futboll

Në futboll do të ketë edhe karton portokalli

INFO

NA NDIQ