Bruce Lee i vogël, shikoni çfarë ka bërë këtë herë (Video)

0

Një 8-vjeçar, adhurues i arteve marciale, që nga të tjerët është quajtur “Mini Bruce Lee”, ka treguar regjimin e tij strikt të stërvitjeve – duke bërë ulje-ngritje duke qëndruar vetëm në gishta.

Ryusei Imai mahniti prindërit e tij, kur e panë duke imituar idolin e tij Bruce Lee duke e shikuar në TV kur ishte vetëm 4 vjeç.

Tani, Ryusei, nga qyteti Nara, Japoni, po tregon aftësitë e tij të pabesueshme si një mini-mjeshtër.

Në mënyrë që të bëhet si idoli i tij, Ryusei duhet të stërvitet si asnjë fëmijë tjetër i moshës së tij. Babai i luftëtarit të vogël ishte karateist dhe këtë pasion ia kaloi djalit të tij.

 

Komentet

komentet