“Brukseli në provë: A do ta mbrojë BE-ja gjuhën dhe identitetin maqedonas përballë presionit bullgar?”

Picture of INA
INA

23/06/2025

Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian pritet që nesër, më 24 qershor, të votojë për Raportin e përparimit të Maqedonisë së Veriut, përgatitur nga raportuesi Tomas Vajc. Ky dokument ka zgjuar reagime të forta, kryesisht për shkak të përfshirjes së qartë të gjuhës dhe identitetit maqedonas, të cilat kanë shkaktuar kundërshtime nga eurodeputetët bullgarë.

Votimi ishte parashikuar për më 4 qershor, por u shty me kërkesë të vetë Vajcit, i cili raportoi për “debat të ashpër politik” dhe presion direkt mbi përmbajtjen. Ai theksoi se raporti nuk synon të zgjidhë çështje dypalëshe, por adreson përparimin e Maqedonisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Në tekst, nënvizohet angazhimi i vendit për integrim evropian dhe përputhje me politikat e BE-së, si dhe nevoja për zbatim të ndryshimeve kushtetuese. Dokumenti përmban referenca të drejtpërdrejta për njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, gjë që ka nxitur fushata penguese nga eurodeputetë bullgarë.

Kryeministri Hristijan Mickoski, në prag të votimit, tha se pret një mesazh të fuqishëm mbështetës për identitetin dhe gjuhën maqedonase nga Parlamenti Evropian. Ai shtoi se, së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme, kanë ndërmarrë veprime për të amortizuar goditjen ndaj identitetit kombëtar, duke paralajmëruar se “dikush në Bruksel po tenton të krijojë një ‘komb të ri’ për të zbehur kredibilitetin e BE-së”.

“Do të luftojmë kundër atyre që e kanë poshtëruar Maqedoninë në shtatë vitet e fundit. Shumica e eurodeputetëve janë në anën tonë”, deklaroi Mickoski.

Seanca ku do të votohet raporti është parashikuar të nisë nesër në orën 09:00. Amendamentet bullgare për të hequr raportin nga rendi i ditës janë dorëzuar, por fati i tyre do të varet nga mbështetja që do të marrë tek eurodeputetët e tjerë.(INA)

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË