Bruno Selimaj festoi 45-vjetorin e suksesit të tij në Amerikë

Picture of ina-online
ina-online

07/10/2023

Nga Beqir Sina/INA

Në restorantin “Club A Steak House” që gjendet në mes të Manhatanit, pronari i saj,Bruno Selimaj me familje festoi 45-vjetorin e suksesit të tij në Amerikë.

Dhjetëra bashkëatdhetar, anëtarë të familjes së tij, filantropë, biznesmenë të suksesshëm, aktivistë të dalluar, artistë, gazetarë e klientët e tij amerikan, festuan së bashku këtë jubile suksesi në një pritje organizuar nga familja Selimaj.

Bruno Selimaj  është një histori suksesi në Amerikë, i emigrantëve të vjetër shqiptarë, pjesës së atyre, shqiptarëve që u larguan nga vendi për t’i shërbyer atdheut të tyre, nga mërgimi në rrëzimin e sundimit sllavo-komunist.

Bruno Selimaj lindi dhe u rrit në një fshat të vogël Nokshiq në kufirin verior shqiptar/malazez, treva e Plavë e Guci, dhe filloi jetën e tij si fermer i thjeshtë, qysh në fëmijëri. Por, në moshën 18 vjeçare me prindërit e tij, ai nisi një udhëtim në Amerikë, në kërkim të një jete të re.  Jetë të cilën ashtu si edhe e kishte ëndërruar e gjeti këtu në SHBA.

Bruno me të mbërritur në Amerikë, në fillim të viteve 1970, dhe pa asnjë njohuri të gjuhës angleze, thuhet se ai bindi një mik të ngushtë që t’i siguronte një punë në restorantin e famshëm Nani të Nju Jorkut. Pasi punoi në disa restorante gjatë 5 viteve, dhe mblodhi disa para, duke fituar edhe një provojë në sektorin e kulinarisë, Bruno, ishte bërë një nga “kapitenët” e restoranteve më të njohur të Nju Jorkut, duke plotësuar nevojat e klientëve, restorante të tilla të famëshme si Sofia Loren, Elizabeth Taylor dhe Telly Savalis.

Mirëpo, me një hap besimi dhe një njohuri të padiskutueshme të industrisë së restoranteve, Bruno e ktheu ëndrrën e tij për hapjen e lokalit të në një realitet në tetor 1978. Pikërisht 45-vjet më parë.

Në fillim ai u pagëzua me emrin Bruno Restaurant, një restorant i stilit të Italisë Veriore, i cili u hap me komente të pabesueshme dhe shpejt u bë një restorant i famshëm, në zemër të Nju Jorkut, në Midtown – Manhattan.

Bruno dhe familja e tij nëpërmjet këtij restoranti të llojit Steak-house dhe stafit besnik u bënë të famshëm në restorantin e Brunos, si e njohin shqiptarët e Amerikës, teksa aty drekuan ose darkuan personalite me famë në Shtetet e Bashkuara, si : Donald Trump, Joe Pesci, Brooke Shields, Lawrence Taylor, Guvernatori George Pataki, Kryetari i Bashkisë Rudolph Giuliani, Robert DiNiro dhe John Gotti e tjer.

Apo Presidentë, kryeministra e ministra të, të dy shteteve tona, diplomatë, muzikantë, shkrimtarë, aktorë dhe studiues shqiptar dhe amerikan erdhën për 45 vjet në restorantin e tij, çdo drekë dhe darkë, për të shijuar ushqimin dhe për të shijuar muzikën e natës me legjendarin Daniel Nye.

Pavarësisht faktit ku jetojnë, dhe veprojnë, shqiptarët e Amerikës, kanë treguar me dekada dashurinë e madhe që kanë për vendin e origjinës, e cila duket se mbetet e pazëvendësueshme për shumë shqiptarë që punojnë e jetojnë në “Tokën e Premtuar- Eldoradon”, edhe këtu përtej Oqeanit Atlantik

“Në një familje shqiptare, është traditë që mysafiri të trajtohet me respektin maksimal dhe si pjesëtar i familjes”.

Dhe, këtë Bruno Selimaj, duket se e solli me vete nga vendlindja e tịj, duke treguar këto vlera thelbësore të shqiptarve, përkatësisht ato nga treva e tij Plavë&Guci, që i ruajti në restorantin ku Bruno Selimajt tregon ashtu si dhe shumë restorantet e tjera të shqiptarve në Nju Jork, atë mikpritjen e vërtetë të traditës shqiptare.

Në gusht të vitit 2007, Bruno mbylli restorantin e tij legjendar “Bruno Restaurant” pas 30 vitesh me një ide të re dhe një pasion të vazhdueshëm për t’u përpjekur për të qenë më i miri. Ai rihapi restorantin e tij të famshëm si Club A, një steakhouse moderne amerikane në të njëjtin vend. Sipërmarrja e tij e re arrin të përfshijë karakteristikat e një steakhouse tradicionale dhe modernizmit të ri botëror. Arritja e tij e fundit e ka vendosur Brunon si një nga restauratorët legjendar të Nju Jorkut.

Pritjen e 45-vjetorit të suksesit të Bruno Selimaj në Amerikë, e hapi një mik i dëshmuar i shqiptarve, Christopher Hyland, Ish – Drejtori Kombëtar Politik I Fushates se Presidentit Clinton, i cili kujtojë se nga ky restorant në 1992, është bërë fushata e parë e shqiptarve të Amerikës, në mbështetje të Presidentit Klinton. ​

Xhevat Kukaj, gazetar dhe veprimtar i njohur në komunitetet, në këtë festë të suksesit të Bruno Selimaj, në emër të miqve dhe bashkëluftëtarve të çështjes shqiptare në Amerikë, tha se 45 – vjetori i hapjes së restorantit Brunos, është një ditë e veçantë që shënon: 45- vjet punë me plotë munde e sakrifica! 45 -vjet dedikim e përkushtim! 45- vjet në shërbim të atedheut

“Plotë 45-vjet krenari, tha Kukaj, jo vetëm për Brunon dhe familjen e tij, por edhe krenari për miq e shokë, krenari për Plavën dhe Gucin, krenari për komunitetin shqiptar në SHBA.”

Po ashtu Kukaj, tha se për Restorantin Brunos dhe pronarin Bruno Selimaj më së miri flasin mirënjohjet dhe dekoratat që ju dhanë Bruno Selimajt, përe mirësinë e Brunos, të cilat tha ai janë qindra letra të dërguara në adres të Brunos nga burrshtetas dhe intelektual të profileve të ndryshme të kombit tonë.

“Restorati Brunos”, nga Bruno Selimaj the familja e tij u bë me dekada një vatër shqiptaresh. Restorani është biznis i Brunos, por në të njëjtën kohë edhe vend takimesh dhe vendimesh të shumta për aktivitetet e komunitetit shqiptare për kombin në përgjithësi, e për Kosovën në veçanti- Po ashtu gjithë përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi e në Kosovë, në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, kanë përjetuar mikpritjen e Bruno Selimajt”, tha Xhevat (Jack) Kukaj, gazetar dhe veprimtar i njohur në komunitetet.

Në fund me një faleminderim në emër të familjes, e bëri njëri prej djemve të tij, Arben Selimaj, për të gjithë pjesëmarrsit në festën e 45-vjetorit të suksesit të Bruno Selimajt në Amerikë.

TË FUNDIT
1 ditë
Nga 20 deri 25 qershor do të bëhet regjistrimi elektronik në shkollat e mesme
2 ditë
Sot fillon pushimi veror edhe për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni
2 ditë
Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro
3 ditë
Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)
3 ditë
FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Nga 20 deri 25 qershor do të bëhet regjistrimi elektronik në shkollat e mesme

LEXO MË SHUMË

shkolle klase

Nga 20 deri 25 qershor do të bëhet regjistrimi elektronik në shkollat e mesme

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

Sot fillon pushimi veror edhe për nxënësit e shkollave fillore në Maqedoni

danimarka kopenhagen

Ky është vendi evropian për të jetuar, pushimi vjetor deri 5 javë dhe rroga mesatare deri 5.000 euro

perleshje tifozet serb

Përleshje mes tifozëve anglezë dhe atyre serbë, shkak janë bërë shqiptarët (VIDEO)

voglushja qan

FOTO/Me baba italian dhe nënë shqiptare, voglushja nis të qajë kur Italia shënon ndaj Shqipërisë

shqiptarja fustan

“Si shqiponjë në stadium”, fustani i vajzës nga Prishtina rrëmben vëmendjen në Dortmund

edi rama

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë” – Rama befasohet nga restoranti i shqiptarëve në Gjermani

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

17 vjet burg për shqiptarin nga Maqedonia që vrau gruan në Zvicër

INFO

NA NDIQ