Brussels Airlines pëson humbje 293 milionë euro në vitin 2020

Kompania ajrore kryesore e Belgjikës, Brussels Airlines e mbylli vitin 2020 me një humbje prej 293 milionë euro për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në deklaratën e Brussels Airlines, thuhet se 2020 ishte një vit i pashembullt për industrinë e aviacionit dhe se pandemia dhe masat e zbatuara ndikuan seriozisht në rezultatet financiare të kompanisë.

Më tej thuhet se të ardhurat e kompanisë për vitin 2020 u ulën me 72 për qind krahasuar me vitin e kaluar në 414 milionë euro, dhe numri i udhëtarëve u ul me 77 për qind në 2,4 milionë.

Gjithashtu thuhet se edhe pse shpenzimet operative të kompanisë u ulën me 53 për qind për shkak të udhëtimeve të reduktuara, në vitin 2020 u bë një humbje prej 293 milion euro.

Duke theksuar se kompania planifikon të rrisë gradualisht kapacitetin sidomos në muajt e verës këtë vit, gjithashtu thuhet se viti pritet të jetë i vështirë për sa i përket aviacionit.

Brussels Airlines kishte filluar të përjetonte vështirësi financiare për shkak të pandemisë. Brussels Airline, e cila kërkoi mbështetje nga qeveria belge, njoftoi se do të zvogëlojë flotën e saj dhe do të zvogëlojë numrin e punonjësve. Ndërsa qeveria belge kishte vendosur t’i siguronte kompanisë 290 milionë euro mbështetje financiare.

Brussels Airlines e lidhur me Lufthansa Group, ka 3.300 punonjës dhe 38 aeroplanë.