BRYMË NË SHTRAT

Picture of INA
INA

08/07/2023

BRYMË NË SHTRAT

NGA KALOSH ҪELIKU

(Policia letrare)

Cenzurkuqët, ende më ndjekin, se: jam Poet

Përndryshe, do më ndiqnin lëvdatat. Postet:

Redaksive, që do m’i dhuronte Nëna Parti.

Shpërblimet letrare nga DoktorZiu

Për servilizëm, e spiunim në letërsi.

Policia letrare më ndjek – sharjet

Kulturofagët e gjysmëanalfabetët.

Pse, nuk i bashkohem Kopesë së tyre

Me zgjebe nëpër çajtore, dhe ëmbëltore.

Nuk shitem një recension – shpërblime

Ҫmime letrare shtetërore partiake. Politikë.

Pse, i zhvesh lakuriq pisat në libra pa brekë

Brez pas brezi në politikë. E dua Atdheun…

(Dhelpra pas dashit)

Lakmi nuk ua kam hadumëve:

Servilëve. Shkrimtarëve të Oborrit.

Që, pinë çaj rusi, flasin për letërsinë

Nëpër Hane me bythët, na: palare

I shkruajnë njëri – tjetrit poezi. Reçensione

Lakmi, sot: nuk ua kam hadumëve

Që, më shajnë nëpër çajtore. Gazeta.

I turren DoktorZiut për një recension

Çmim në dasmën e Xhadisë – nuse:

Si dhelpra pas dashit mos i bien udhës…

(Kafshë e zbutur)

Dum Dumi është një kafshë e zbutur

Që kullot në livadhet e Nënës Parti

E pi ujë në Hurdhë me bretkosa.

E tërheq qerren rrugës me popullin

E lidhin në grazhd si lopën. Kaun

Me një krah bar. Kosh me kashtë

Ose, një kovë taxhi. Legen krunde.

Dum Dumi është një kafshë e zbutur

Mëzat i tredhur. Nuk i kërcen Lopës.

Dhe, kurrë nuk e thyen zgjedhën…

(Nuk pata të Djeshme)

Eca rrugëve të Katundit. Dhiareve

Këmbëzbathur me torbë kanapi përqafe:

Me një kalë druri. E pushkë shelgu.

Nën hijen e Lisit midis Livadhit

E lexova Fishtën me shokë.

Edhe pse, ma ndalonte Partia

Tinës e shëtisnim dorë më dorë.

Nuk pata të Djeshme. Nënë Parti

Nuk kam as të sotme. Nuse Liri.

Vallë, a do të kem të Nesërme?!…

(E kujt është Tradhtia)

Dhe, më ndjekin qentë me zgjebe

për një asht – shpërblim, në rrugë:

lehin rrugëve Shkupit. “Bit-Pazarit”

m’i ndërsen pas shpine DoktorZiu.

Veten, duke e fshehur pas dere.

Çoban i sëmurë me zgjebe

Për një karrierë politike.

Trimëria, i kushton një asht

e kujt është: Sot, Tradhtia?!…

(Shelgjet lajnë gërshetat)_

Me Miken ulemi në rërë

dallgët i sulen Bregut.

Shelgjet i lajnë gërshetat

më thotë: Unë i laj vargjet.

Qetësi, i përgjigjem Unë!

E dëbova Nusen me poshterkë të kuqe.

Shtoi, dikur përgjumshëm:

Po, Buçën si do ta shporrësh?

Buzëqesh, Ajo pak ironike.

Se, buçet i kanë ca huqe.

I përgjigjem: me Poezi erotike…

(Nuk më doli nata)

Gjithë natën u zumë si kaçakët

nxorëm kobure e harxhuam fishekë.

Nuk u vramë, por u plagosëm

pak para agimit nëpër sokaqe:

ngrite lartë një çarçaf të bardhë

Dhe, bëmë paqe si poetë.

Edhe pse, lufta: qe flakë më flakë

erdhi shumë vrik Agimi.

Nuk na doli nata e gjatë

në atë shtrat harbimi…

(E Nesërmja vazhdon

Luftën me Poezi

Liqeni na u sul me dallgë

rrëzove mure, hëngre çarçafë.

Matanë bregut, të dëgjoi Lasgushi

gjithë natën u çmende në shtrat.

E Nesërmja, vazhdon luftën

Me poezi. Tërmet, ra në dhomë.

E hapë dritaren, thirrë Liqenin:

hëngre çdo gjë me dhëmbë

luftë me sy, luftë me këmbë.

Vetëm pas fitores te plepat. Kisha

më the: Të shtrydha si limonin.

Se di, pse: e ndjeva veten dëshmor

E, Ti një Kleopatër, që pa Mua

Nuse, të mbante kurorë froni?!…

(Përshpëritje në vesh)

E çmendur më thua nëpër terr

më pëshpërit në vesh:

Edhe pak, edhe pak – më fortë!

E gris natën lahem në djersë

pushtoj kryeqytete, nënshtroj shtete.

Unë, pasardhësi i Skënderbeut

që shkaku Yt bëj luftë edhe me Veten…

(Brymë në shtrat)

E përfundoj betejën, në Liqe

palohesh si robëreshë në shtrat.

Vetëm, sytë e duart

nuk dorëzohen për një natë.

Ja, pse gjithë luftërat

i kanë nisur gratë.

Dihet, flakë më flakë.

Brymë në shtrat…

Nga Libri me poezi të përzgjedhura: ATDHEU burrë pa Grua (2023).

TË FUNDIT

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

Kjo është pasuria e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj- Katër shtëpi, tokë, truall dhe vilë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË