Buajr Osmani: Izet, në dijmë ta bëjmë pozitën e opozitën në parti, por jo edhe t’ia thejmë duart njëri tjetrit

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani nga tubimi në Çair, iu drejtua nënkryetarit të BDI-së, Izet Mexhiti i cili tha se dinë të bëjnë edhe pozitën edhe opozitën brenda partisë. Osmani me shaka i tha Mexhitit se dijnë të bëjnë edhe pozitën edhe opozitën por jo edhe t’i thyejnë duart njëri tjetrit.

“Izet, në dijmë ta bëjmë pozitën e opozitën në parti, por jo edhe t’ia thejmë duart njëri tjetrit”, tha Osmani.

Kujtojmë që në emisonin pastel, bartësi i listës së Këshilltarëve për Qytetin e Shkupit, Ardijan Muça tregoi se si në një lojë basketbolli Bujar Osmani ka thyer dorën.

Osmani në fjalimin e tij ka ndarë epokën e liderit Ali Ahmeti në dy epoka që kanë shënuar historinë dhe kthesën politike, si në çështjen shqiptare ashtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke paralajmëruar epokën e tretë të liderit të BDI-së.

“Zakonisht ne themi, këto zgjedhje janë të rëndësishme, por pse mendoj se këto zgjedhje me të vërtetë janë të rëndësishme; ndodhin në 20 vjetorin e epokës së shqiptarëve, që unë e quaj epoka e dytë e Ali Ahmetit- pas veprimtarisë ilegale. Projekti që bëri shqiptarin Zot të shtëpisë së vet- u realizua nga Ali Ahmeti. Të ju tregojmë të gjithëve se kjo epokë e Ali Ahmetit nuk ka qenë sezonale, por ka rrënjë të thella që do të lulëzojnë në të ardhmen. Këto zgjedhje mbahen në epokën e tretë të Ali Ahmetit. Projekti i ri i Ali Ahmetit- Agjenda e Gjelbër, nuk është projekt i përkohshëm, është kryefjala e politikës në nivel botëror” – tha Osmani në fjalimin e tij.