Buçkovski: Jam i bindur se do të gjejmë zgjidhje

0

Përfaqësuesi i veçantë për Bullgarinë, Vllado Buçkovski shprehet i bindur se do të gjendet zgjidhje, por jo edhe për shtatë ditë.

“Ndoshta do të na duhet kohë shtesë, por jemi në rrugën e duhur. Për shkak të përvojës time, unë nuk do të pranoj me miqtë bullgarë t’i dërgojmë mesazhet përmes mediave”, tha Buçkovski.

Ai thotë se nuk e din nëse për një javë mund të ndodhë ndonjë çdo, por deri në momentin e fundit do të punojë në gjetjen e zgjidhjes.

“Shpresoj se me përvojën time, me besimin që e kan edhe në opsionin bullgar, do të jem sinjal i qartë për përkushtimin e Qeverisë tonë në përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, thotë Buçkovski.

Buçkovski shton se me kënaqësi e ka pranuar këtë sfidë dhe se beson se do të gjendet zgjidhje që do ta debllokojë procesin.