Buçkovski: Kur ishte më e vështirë për ne në vitin 2001, na ndihmoi Ukraina, jo Rusia

Iliria News Agency
Iliria News Agency

01/03/2022

Ish-ministri i mbrojtjes i Maqedonisë, Vlado Buçkovski, nuk pret deeskalim të situatës në Ukrainë, por përkundrazi, do të ketë eskalim, duke pasur parasysh përleshjet në rrugë në Kharkov dhe kolonën e madhe të automjeteve të blinduara drejt Kievit.

Ai këtë e ka theksuar në një intervistë për “Utrinski Brifing”. Buçkovski thotë se ndikimi i Rusisë në Maqedoni është i vogël, por jo i parëndësishëm.

“Është e rëndësishme se çfarë do të ndodhë në Bullgari, ku Rusia ka ndikimin më të madh në Ballkan pas Serbisë. Një periudhë interesante po vjen që miqtë e Putinit të distancohen prej tij. Maqedonia realisht duhet të vazhdojë të ndërtojë unitetin ndërmjet opozitës dhe qeverisë. Kur ishte më e vështirë për ne në vitin 2001, Rusia na ndihmoi minimalisht, dhe Ukraina na ndihmoi maksimalisht dhe ne nuk duhet ta harrojmë këtë”, tha Buçkovski.

Sipas tij, është mirë që po tregojmë se aleanca me NATO-n është e rëndësishme për ne dhe se jemi në solidaritet me ndihmën për Ukrainën. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vucic

A do të shpallet Serbia shtet gjenocidal? “Misioni” i Vuçiç në OKB

fatos-rushiti

Një manipulim i ligë i radhës me kategoritë e luftës së UÇK-së

bota-rrezik globi toka

Shënohet Dita e planetit Tokë

ZEQIRIJA-IBRAHIMI-696x462-696x430-1

Ibrahimi: Pavarësisht se kush me kë e bën qeverinë, me rëndësi është ta pensionojmë BDI-në

veri

DW/ Kosova: Përgjegjës Beogradi për dështimin e votimeve në veri

mickoski ali ahmeti

Mickoski i’a kthen porosinë Ahmetit

uck-vrasje

Veteranët e UÇK-së porosi Grubit: Nuk lejojmë shkeljen e flamurit kombëtar! (VIDEO)

zgjedhje maqedoni

Në zgjedhjet presidenciale të drejtë vote kanë 1.814.317 votues

xavi cavi

Xavi nuk përmbahet për humbjen në El Clasico: Është e vetmja gjë që kërkova para ndeshjes

INFO

NA NDIQ