“Budallakia” maqedonase me shqiptarët!

0

Nga Muhamer Pajaziti

Shqiptarët nuk e kontestojnë shtetin e Maqedonisë së Veriut. Ata asnjëherë s’janë shprehur kundër identitetit maqedonas, sado qoftë ai i kontestueshëm. Edhe luftën kur e bënë, nuk e bën për territore, por vetëm për realizimin e barazisë, lirive dhe të drejtave themelore.

Përpos kësaj, ata me taksat e tyre dhe remitencat që vijnë nga djersa e mërgimtarëve e mbajnë gjallë ekonominë e vendit. Kontribuojnë në çdo sferë të jetës institucionale, përfshirë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë…

Së fundi, me përpjekjet e tyre luftuan edhe për kombëtaren e Maqedonisë, siç kanë dëshirë ta quajnë shumë politikan maqedonas. Maqedonia vetëm të mira ka parë nga shqiptarët etnik.

Ky shtet mund të përdorte kapacitetin e të rinjve shqiptarë edhe në shumë sporte tjera, kulturë, artë, sikur shtetet perëndimore dhe progressive që nxorrën nobelistë, humanist, yje të muzikës sikur Rita Ora apo Dua Lipa, por nuk i lejon urretja patologjike dhe paragjykimet që kanë ndërtuar për vite me radhë me skenarë serbë.

“Budallakia” është se maqedonasit kanë parë rrezikun tek shqiptarët, popull i lashtë ilir dhe dashamirë, ndërsa më të afërtë, e besa e vëllezër i kanë quajtur serbët, grekët, bullgarët që gjithmon kanë kontestuar identitetin e tyre dhe kanë pasur edhe pretendime territoriale.
Janë kapur dhe kanë keqtrajtuar shqiptarët, ndonëse ata janë në shtëpitë e tyre në periudhat kohore kur s’kishte maqedonas, serb e sllavjanë të tjerë në këto troje.

Kjo politikë fatkeqësisht vazhdon edhe sot. Dora e shtetit nuk duket askund në vendbanimet shqiptare, investime minimale, mos të themi zero. Simbolet e shtetit pa asnjë simbol shqiptarë, madje nuk lejojnë as përdorimin e gjuhës së tyre të lashtë në gjithë territorin e vendit. I quajnë ‘kaçakë’ e ‘indianë’!

Këtyre ditëve s’kishin kohë të merren me shqiptarët, “pshurrën flamurin bullgarë, pastaj e dogjën, e shanë një kryetarë komune, që nuk e njohu kishën maqedonase, ndërsa akoma kanë drojë dhe frikë nga grekët, të cilët mund rrisin apetitet e tyre. (INA)