Buffon merr vendim për të ardhmen

0

Ky është vendimi i Buffon për të ardhmen.

Portieri veteran, Gianluigi Buffon, raportohet se ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Juventusin deri në qershor 2021.

Tuttosport zbulon se italiani nuk ka qëllime të ndalojë së luajturi, me 42-vjeçarin që do të zgjasë marrëveshjen e tij aktuale e cila skadon këtë verë.

Kjo kënaq të gjitha palët, pasi Buffon konsiderohet si pikë kyçe në dhomat e zhveshjes së Zonjës së Vjetër, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht se është larguar nga Bianconeri edhe një herë, marrëdhëniet midis lojtarit dhe ekipit nga Torino nuk janë zvogëluar dhe pritet një diskutim nga dita në dirë për të ardhmen e tij.

Me Serie A të pezulluar aktualisht, Buffon luajti vetëm shtatë herë në Serie A këtë term.