Bujanoc: Ismaili edhe njëher ia mbyll gojën mediave serbe, “Ditët e Komandant Lleshit” për gati 20 vite nuk ka dëmtuar askend

0

Mbajtja e manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc nuk ka asgjë diskutabile, thotë drejtori i këtij institucioni kulturorë Jetmir Ismaili, i cili kohë më parë ndaloi shfaqen e filmit me përmbajtje urrejtje “KUFIRI BALLKANIK” me qëllim qw mos tw lejojw ngritjen e tensioneve ndëretnike. Ismaili edhe kësaj here ia ka mbyllur gojën mediave serbe të cilët në mënyrë provokative kanë shtruar pyetjen, nëse pjesa e Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” e cila do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës të cilën e udhëheq ai mund të dëmtojë marrëdhëniet ndëretnike, Ismaili është përgjigjur prerë: “Ky manifestim mbahet gati 20 vjet dhe deri më tash asnjëherë nuk ka patur asnjë problem dhe as pasoja në baza nacionale në komunë”. Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc më 25 maj do të mbahet Akademia përkujtimore në nder të Komandantit të UCPMB-së Ridvan Qazimit, “Komandant Lleshit”, në program do të jetë edhe shfaqja teatrale “Misteri” nga Teatri i Preshevës. Krejt në fund Ismaili ka përsëritur se ndalimi i filmit nuk ka qenë një vendim politik kundër serbëve./presheva.com/