Bujanoc: KNSH i lë pa transport nxënësi e fshatit Maltërnoc, pushteti i jep vetëm premtime, nxënësit rrezikojnë ta lënë shkollën

0

Problemet për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës nuk kanë të mbaruar, ato sa vijnë e shtohen, nga rënia drastike e numrit të nxënësve, tekstet shkollore në gjuhën shqipe e në fund edhe ndërprerja e transporit pë nxënësit të cilët duhet të udhëtojnë nga vendbanimet në periferi, sidomos ato malor për në shkollë.

Me këtë problem që nga fillimi i shtatorit janë duke u përballur nxënësit e fshatit Maltërnoc të komunës së Bujanocit të cilët rreth 5 kilometra duhet të udhëtojnë në këmbë deri te transporti më i afërt në Tërrnoc e pastaj edhe 4 të tjera për të vazhduar deri në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.

Çështjen e transportit siç ka mësuar presheva.com edhe pse me shumë vështirësi e kishin të zgjidhur deri në qershorë, por me të filluar shtatori KNSH më nuk e ka marrë përsipër që ta paguaj transportin e 10 nxënësve të Maltërnocit të cilët po përballen me shumë vështirësi.

Presheva.com gjithashtu ka mësuar se edhe gjatë periudhës kur ishte i angazhuar personi për bartjen e këtyre nxënësve shpesh ka hasur në vështirësi të shumta, përveç që nuk ka mundur ti mbulojë shpenzimet, ka patur edhe prombelme gjat pagesës, sepse siç i ka thënë presheva.com-it pagesa iu është bërë në 3-4 muaj, megjithatë për mos ti lënë nxënësit në këmbë deri në qershorë edhe përkundër vështirësive nuk e ka ndërprerë transportin.

Edhe më tej nxënësit e Maltërnocit (Tërrnoc i vogël) janë pa transport ata me vetë financim po mundohen ta zgjidhin këtë problem të papërballueshëm edhe për shumë gjatë. “Disa herë kemi qenë në komunë, na kanë dhënë vetëm premtime, kemi qenë edhe me prindërit e nxënësve parp na kanë dhënë vetëm premtime por asgjë konkrete” është shprehur personi që i ka bartur nxënësit.

Njëri nga këta nxënës i cili është nga nxënësit shëmbullore në këtë vatër arsimore është ankuar në drejtorinë e shkollës se do ta lë mësimin për shkak të kushteve të udhëtimit.

Drejtoria e shkollës menjëherë e ka njoftuar drejtoratin për Arsim pranë Administratës lokale të cilët kanë premtuar se kjo çështje do të zgjidhet dhe se transporti për nxënësit e Maltërnocit do të sigurohet, megjithatë nxënësit prap janë duke udhëtuar me vet financim por se sa gjtë do të zgjasë kjo nuk dihet.

Presheva.com ka kontaktuar edhe Xhavit Salihin, prind i dy nxënësve në sh.m “Sezai Surroi” Fitimit dhe Fatlindës i cili është shprehur se, “fëmijët janë duke udhëtuar me shumë vështirësi, po gjinden si po mujnë, kalimtarët nganjëherë i marin me vetura disa udhëtojnë në këmbë e disa me biçikleta, kjo gjendje është një tmerr për fëmijët tanë.

Kemi qenë në KNSH na kanë thënë që transportin ta sigurojmë nga bursat sepse ata më nuk kanë mjete financiare, kemi qenë edhe në komunë, jo më pak se tri herë.

Sa herë që kemi shkuar vetëm premtime na kanë dhënë dhe asgjë tjetër. Ne jemi të papunë me kushte të vështira ekonomike dhe kjo edhe më shum po na vështirëson mundësinë që ti shkollojmë fëmijët tanë” është shprehur Salihi./presheva.com