Bujanoc: Tensione nga pala serbe para manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”

0

“Dveri” Kërkojnë që të ndalohet manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” Organizata e qytetit të Vranjës Lëvizja Serbe “Dveri” në Vranjë kërkon nga autoritetet në Serbi të ndalojnë mbajtjen e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, që do të organizohet edhe këtë vit në nder të, siq thuhet në komunikatë, “Ridvan Qazimit, një nga komandantët e Ushtrisë teroriste Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”. “Është e turpshme dhe e papranueshme për të festuar dhe përlëvduar njeriun që udhëhoqi rebelimin e armatosur të shqiptarëve në jug të Serbisë në territorin e shtetit të Serbisë. Edhe më nënqmuese është fakti se këtë “manifestim”, në fakt, promovimin e separatizmit shqiptar dhe krijimi i një Shqipërie të madhe, mbështetet nga qeverisja lokale në Bujanoc “, thuhet në komunikatën e “Dveri”, të lëshuar për media. “Ditët e Komandant Lleshit” – thuhet në komunikatë “nëse mbahet, do të jetë një provokim i ri i popullit serb që jeton në këtë rajon. Nëse autoritetet lejojnë që ajo të mbahen, do të jetë një tjetër humbje e shtetit të Serbisë, por gjithashtu një dëshmi se Aleksandër Vuçiq nuk është i aftë të mbrojë jo vetëm interesat e serbëve në Kosovë, por edhe të popullit serb në Serbi”, thuhet në komunikatën e organizatës së qytetit e lëvizjes serbe “Dveri”. “Dveri” kujtojnë se kohë më parë në Bujanoc është ndaluar shfaqja e filmit “KUFIRI BALLKANIK” nën arsyetimin se ai mund të “rriste tensionet ndëretnike” dhe se nuk pati asnjë reagim nga nga autoritetet”/presheva.com/