Bujar Nishani: Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik

0

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani thotë se situata në vend është e rëndë dhe se Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik. I ftuar në “A show” në News24, Nishani tha se ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar.

“Reagimi shumë i rëndë dhe jo i vetëm ditës së sotme. Ne prej vitesh jemi futur në një rrjedhë që ka agravuar aq keq situatën sa mund të themi sot pa frikë që për fatin e keq të të gjithë shqiptarëve, Shqipëria ka rrëshqitur në një regjim anarkik. Dhe sot konfirmohet me fakte se ky regjim është në korrelacion të plotë me krimin e organizuar.
Sot situata nuk është tek ngërçet e opozitës por tek ky regjim. Edhe nëse flasim në aspektin e ngushtë prakmatist të një vlerësimi subjektiv. Demonstrimi i qytetarëve ka qenë mjaftueshëm për të kuptuar se ndihet një frustrim masiv të njerëzve si të lidhur si të palidhur me politikën”, deklaroi Nishani.