Bujar Osmani: Klubet kulturore bullgare të ndryshojnë emrat

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

Ministri i jashtëm, Bujar Osmani ka deklaruar në një intervistë për televizionin bullgar TV se klubet bullgare duhet të ndryshojnë emrat dhe të ndalen provokimet nga të dyja palët.

Ai theksoi se javën e ardhshme planifikon t’i ftoj shoqatat bullgare në një takim, ku do të bëhet një plan për t’i mundësuar komunitetit bullgar të deklarojë përkatësinë, identitetin dhe përkatësinë kulturore, të integrohet në shoqëri.

Sa i përket parandalimit të gjuhës së urrejtjes, Osmani thotë se në atë drejtim po ndërmerren disa masa, si nga prokuroria kundër gjuhës së urrejtjes, Avokati i Popullit do të ketë një zyrë që do të fokusohet në këto çështje dhe në Ministrinë e marrëdhënieve me komuniteteve, është planifikuar të ketë një përfaqësues nga komuniteti bullgar i cili do të monitorojë gjuhën e urrejtjes.

“Komuniteti bullgar në Maqedoninë e Veriut është në një periudhë konsolidimi dhe integrimi në shoqëri. Duke pasur parasysh faktin se edhe unë vij nga një grup pakicë, i cili në fillim ka pasur edhe probleme me bashkimin dhe integrimin e tij, ndihem më i thirrur për të këshilluar komunitetin bullgar që këtë proces ta bëjë me kujdes, pa shkaktuar ndër të tjera ndjenja negative. Ne inkurajojmë komunitetin bullgar të bashkohet në klube, për të hapur më shumë klube. Por nëse shumica e maqedonasve ndihen të ofenduar nga emrat e klubeve bullgare, duhet ta kuptojmë këtë ndjeshmëri të njerëzve. Dhe besoni se është në interes të komunitetit bullgar”, tha ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një intervistë për BTV.

Osmani, së bashku me kolegun e tij bullgar Nikolaj Milkov, kanë vizituar dje në Sofje shtetasin maqedonas të sulmuar nga Ohri, Hristijan Pendikov, i cili deklarohet bullgar. Dy ministrat bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe provokimeve nga të dyja palët.

Osmani dhe Milkov vizituan të sulmuarin nga Ohri, bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe provokimeve nga të dyja palët.

Duke folur për sulmet ndaj klubeve bullgare dhe reagimet negative për emrat e tyre në Maqedoni, si dhe ndryshimet e miratuara në Ligjin për fondacione dhe shoqata, i cili ndalon shoqatat dhe partitë të mbajnë emra fashistë, Osmani thekson se emrat e klubeve janë një provokim për maqedonasit dhe se komuniteti bullgar duhet ta kuptojë këtë. (INA)

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË