Bujar Osmani me iPhone të artë me diamante, ja kush i’a dhuroi?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24 Mars, 2023

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Jordanisë, në fund të tetorit të vitit të kaluar mori si dhuratë një “iPhone 14” të artë me diamante.

Këtë e mësoi “A1on” nga burime të larta diplomatike, ndërsa informacionet thonë se edhe diplomatët e tjerë që shoqëronin ministrin kanë marrë dhurata si bizhuteri floriri.

Ministria e Jashtme siç thuhet ka tri ditë që nuk e konfirmon këtë informacion.

Osmani gjatë vizitës kishte zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Emigracionit, Ayman Safadi, si dhe me ministrin e Bujqësisë, Khalid Al-Hanifat, duke nënshkruar disa marrëveshje bilaterale me këtë vend. Dhuratën me vlerë e ka marrë nga nikoqiri. (INA)

 

 

 

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

varga eurotalks

Politika e Vuçiçit njësoj si e Millosheviçit, Varga për Eurotalks (VIDEO)

elmi

Aziri: Ja çfarë e pengoi bashkimin e Alternativës, Besës dhe ASH-së? (VIDEO)

rama bbc

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo. Tani është koha për paqe

Mickoski-vmro

Mickoski: Jam për një Qeveri të gjerë pro-maqedonase, tani jemi të nënshtruar nga BDI

Aggeler

Aggeler: Maqedoninë e Veriut e presin vendime të vështira, por ne jemi aty

Struga-780x439-1

Struga pret mërgimtarët për sezonin veror

kurti-1

Kurti zbulon një për një, emrat e sulmuesve të KFOR-it

droge

Aksion i përbashkët Maqedoni – Greqi, kapen 160 kg kokainë me vlerë 10 milionë euro

Saimir_Tahiri

Ambasada amerikane reagon pas lirimit të ish-ministrit Tahiri: Do të ketë pasoja

INFO

NA NDIQ