Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, nga sot po viziton Kievin, kryeqytetin e Ukrainës. Shefi i diplomacisë së RMV-së informon se fokus i veçantë i vizitës do të jetë gjendja me njerëzit në terren.
“Sapo kemi mbërritur në Kiev, vizita e parë e punës në kuadër të Kryesimit të OSBE-së. Ne do të shkojmë në terren për të vizituar zonat e prekura nga armiqësitë dhe do të takohemi drejtpërdrejt me njerëzit në terren. Do të kemi takime të shumta edhe me përfaqësuesit e lartë shtetëror të Ukrainës”, tha ministri Osmani, përcjell INA.
Kievi është destinacioni i parë që do të vizitojë Osmani si kryesues i OSBE-së. Ai ka vizituar tashmë një herë kryeqytetin e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus. (INA)