Bujar Osmani nga radhët e BDI-së sot ka prezantuar ekipin e lagjes Dizhoni 2b.
“Sot, në konsultim me strukturën udhëheqëse dhe me bazën tonë në terren, vendosëm themelimin e Shtabit Politik “Dizhoni 2b”, duke emëruar Halim Alitin në krye të tij.
Halimi është një profil i përkushtuar dhe me përvojë të gjerë menaxheriale e institucionale. Ai është diplomuar në Universitetin “FON” në Shkup dhe ka përfunduar studimet master në Universitetin “Nënë Tereza” në drejtimin ekonomi inxhinierike dhe menaxhment. Aktualisht është doktorant i shkencave ekonomike dhe ushtron detyrën e auditorit të brendshëm në ndërmarrjen publike “Parqe dhe gjelbërime”.
Bashkë me të, pjesë e ekipit të shtabit “Dizhoni 2b” do të jenë edhe:
Abdyl Bytyçi – Ekonomist i diplomuar,
Izeir Neziri – Jurist i diplomuar
Abdyl Memedi – Jurist i diplomuar
Vullnet Bela
Fati Jahi
Një super skuadër e përkushtuar që garanton terren të fortë dhe punë me njerëzit.
Iniciativa BASHKË vazhdon të rritet me njerëz të vlerës që mishërojnë besimin, përvojën dhe energjinë që na nevojitet për të fituar së bashku.”, ka shkruar Osmani. (INA)