Bujar Osmani “selame” Brukselit!

0

Maqedonia e Veriut doli me duar thatë nga Samiti i BE-së në Bruksel, për arsye se nuk iu dha data për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në union. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani me një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook,ka dhënë sqarim për se vendit nuk i është caktuar data, përcjellë KOHA. Postimi i plotë i Osmanit në Facebook: Jam i vetëdijshëm që këto ditë të fundit, çdonjëri nga ne ishte nën presion të ndjenjave të përziera- në pritje dhe shpresë, por edhe me ndjenjë shqetësimi dhe tensioni. Dhe kjo është normale , marrë parasysh se integrimet evropiane janë përcaktimi ynë thelbësor, ndërsa të qenurit pjesë e familjes evropiane është orientim autentik. Dua që t’ju bindë që në këtë drejtim me të vërtetë kemi bërë shumë, bëmë në të vërtetë gjithçka që ishte në fuqinë tonë dhe atë na e kanë pranuar të gjithë, me të vërtetë të gjithë qendrat e fuqishme politike e pranuan progresin e vendit .Nga reformat me të cilat e kthyem besimin e qytetarëve në institucionet , deri te kompromiset e pjekura politike me të cilat krijuam vend të rrethuar me fqinjë-miq. Dhe nuk është që ky rezultat nuk ka qenë i vlerësuar. Bëhemi anëtar i 30 -të i NATO-s garancia jonë më e rëndësishëm për ardhmëri stabile dhe të sigurt por kaluam edhe në fazë të re të marrëveshjes për stabilizim asocim me BE-në me te cilën institucionalisht lidhemi me Unionin; e filluam skrinigun mbikëqyrës,u bëmë anëtar të grupit të vendeve Adriatiko-Jonian. Thjeshtë si vend me të vërtet u kthyem në rrugën euroatlantike në kuptimin më të gjërë të fjalës. Dhe kjo nuk është vetëm konstatimi ynë ,por për këtë morëm edhe konfirmim nga Komisioni Evropian, nga fqinjët edhe nga vendet anëtare të Unionit, por edhe Këshilli i BE-së sot tregoi se edhe BE-së i nevojiten reformat, sot 27 vende anëtare të cilave u jemi shumë falënderues, kërkuan qartë pa hamendje që Republika e Maqedonisë së Veriut të merr impuls të ri në Integrimet Evropiane për të vazhduar në rrugën e reformave. Mirëpo një vend, kërkesa kyçe e të cilës ishte të shmanget principi i konsensusit gjatë vendosjes, sot ka shfrytëzuar këtë të drejt që mos të lejojë vendimin e rrumbullakuar për fillimin e negociatave. Unë nuk kam dilema që kredibiliteti evropian jo vetëm në vend , por në tërë rajonin është i dëmtuar. Dhe kjo është normale, pasojë logjike kur një Union i ndërtuar në principe do të dëmtoj principin themelor dhe nuk do ta mbajë fjalën e dhënë. Por kjo nuk duhet të na largojë nga vlerat evropiane . Ne jemi pjesë e Evropës dhe padrejtësia e sotme nuk guxon të na largojë nga përpjekjet tona për të vazhduar me implementimin e reformave, të vazhdojmë me ndërtimin e marëdhënjeve të mira fqinjësore, të vazhdojmë të mirëmbajmë bashkëjetesën dhe shoqërinë multikulturore-thjeshtë, të vazhdojmë në ndërtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Evropiane.