Bujar Osmani shtroi iftarin e fundit, ja kush ishin dhe kush nuk ishin në sofrën e tij/FOTO

0

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani mbrëmë shtroi iftarin e fundit në Qeveri, duke i dhënë fund edhe muajit të Ramazanit, informon INA. Në fotografitë e publikuara në profilin e tij shihen se cilët ministra nderuan sofrën e tij dhe kush nuk ishte i pranishëm.

Por megjithatë zv/kryeministri Osmani ka përcjellë mesazhin e tij duke uruar festën e Fitër Bajramit:

Prania juaj në këtë mbrëmje, paraqet kënaqësi të veçantë për mua, me të cilën shënojmë një traditë shumë të rëndësishme për ne shqiptarët dhe myslimanët, traditë e cila paraqet simbol të solidaritetit, mirësisë dhe unitetit – vlera të cilat besoj se i ndajmë të gjithë së bashku, pa dallim të përkatësisë sonë etnike apo religjioze.

Dua të besoj, se kjo festë e madhe do të na sjell begati dhe sukses në ballafaqimin me sfidat, dhe do të simbolizojë fillim të një të ardhme të re për gjithë vendin, të cilën do ta ndërtojmë pikërisht në themelet e vlerave të kësaj feste – solidaritetit, mirësisë dhe bashkëjetesës.

Me rastin e shënimit të ditës së fundit të Ramazanit, Iftarin e fundit para festës së madhe të Fiter Bajramit e shtrova për kolegët e Qeverisë”, ka shkruar Osmani.

 

Komentet

komentet