Bujar Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Indi: Ndjekim amanetin e saj për dashuri dhe mirëkuptim

INA
INA

1 Shtator, 2023

Në kuadër të vizitës zyrtare në Indi, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vendosi lule në varrin e Nënë Terezës në Kalkutë, duke shprehur respektin dhe krenarinë më të thellë që gruaja më e jashtëzakonshme në botë – Shenjtorja e mbarë botës vjen nga vendi ynë. Njëherit, Ministri vizitoi kishën ku Shenjtorja e kaloi pjesën më të madhe të jetës së saj, e e cila ishte jo vetëm shtëpia e saj, por edhe shtëpia e shumë njerëzve të pafuqishëm.

“Modestia e një njeriu kaq të madh nuk lë askënd indiferent dhe pa ndjenjën e përgjegjësisë ndaj trashëgimisë dhe misionit të saj – t’i ndihmojmë të pambrojturit dhe t’i ushqejmë të varfërit, por jo vetëm me bukë, siç ajo dinte të thoshte, por edhe me dashuri e respekt”, tha Osmani në takimin me Motrat e nderit, ​​të cilat e vazhdojnë misionin e Shën Terezës.

“Nga jeta e saj mësojmë se, Nënë Tereza i përmbahej fleksibilitetit dhe përshtatshmërisë ekstreme në raport me kulturat dhe grupet e ndryshme etnike, karakteristika që jam i sigurt se ishin rrënjosur thellë tek ajo nga mënyra se si u rrit që në moshë të re nga familja e saj në Shkup. Ky koncept i ka kapërcyer dhe vazhdon t’i kapërcejë barrierat e përkatësisë fetare dhe etnike, me theks në tolerancë dhe harmoni, pavarësisht dallimeve”, tha Ministri, duke nënvizuar se nga veprimtaria e Nënë Terezës buron historia, kultura dhe vlerat të cilat duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht – respekt dhe tolerancë.

Në agjendën e Osmanit në Kalkutë janë takimet me Kryetarin e Kalkutës, Firhad Hakim, si dhe me Kryetaren e Samitit të Investimeve të Bengalit Perëndimor, Vandana Yadav.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski mohon se ka konflikt mbi kandidatin e LSDM-së për president: Për ne me rëndësi është Fronti Evropian

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Deri në fund të javës do të dorëzohen të gjitha librat

oliver spasovski

Spasovski: Ligji për amnisti nuk zgjidh problemin e burgjeve

shkup

Publikohet lista e vendeve më të sigurta në botë, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të

nenad-canak-1130x635

Sulmi terrorist në veri, Çanak: Inteligjenca perëndimore e dinte, kurthi për Vuçiçin

pasaporta-e-kosoves-800x460-1

Ambasada Gjermane: Kush ka pasaportë të Kosovës, nga 1 janari lëvizë pa viza në zonën Shengen

Petar-Boskovic

Ish-kreu i ministrisë serbe të mbrojtjes: Policia e Kosovës ka treguar se nuk janë mizorë

Ganimete Musliu-600x3601696240829

Musliu: Serbia po ndërton bazë ushtarake afër kufirit me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Luksi dhe fitimet e mëdha: Sa kushton vila e Radoiçiqit dhe si u pasurua kaq shumë ky njeri?

INFO

NA NDIQ