Bujar Osmani viziton Serbinë, do të ketë takime me kreun e shtetit dhe partnerët e OSBE-së

INA
INA

24/05/2023

Agjenda e reformave të Serbisë, partneriteti i vendit me OSBE-në dhe ndihma që e jep Misioni i OSBE-së në Serbi për realizimin e këtyre proceseve do të jenë temat kryesore të vizitës dyditore të kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në Beograd.

Në Beograd, Osmani do të realizojë takime me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kryeministren, Ana Brnabiq.

Ndërkaq me nikoqirin e tij, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministrin e parë për politikë të jashtme dhe siguri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Përveç se do të takohet me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, Osmani do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit Popullor të Serbisë, Vladimir Orliq dhe delegacionin parlamentar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, si dhe me organizata të shoqërisë civile që punojnë në projekte partneriteti me Misionin e OSBE-së në Serbi.​

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FILIPCE-768x507-1

Filipçe: VMRO-DPMNE i gënjen qytetarët! Misajllkovski: Jam optimist për zgjidhje më të mirë për BE

fatmir besimi

Besimi: Deri në vitin 2028 paga mesatare 900-1000 euro

vankovska

Vankovska: Nuk mjaftohemi me një kolltuk dhe një pozicion, ne kemi një kauzë

Pendarovski Siljanovska

Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

Gordana Siljanovska Davkova

Siljanovska: Në zgjedhje vendoset nëse Maqedonia do të jetë pro-evropiane

Arben Taravari Bujar Osmani

Ku dallon Arben Taravari dhe Bujar Osmani?

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

boki-649x430

Boki 13: Kam kërcënime nga politikanët aktualë nga pushteti! Zoran Zaev është gjithçka, vetëm jo njeri që e mbron ligjin

c4956611-a96b-485e-ad92-98a9e4e16e38

VLEN: BDI përmes kryeshefit të SPB-TETOVË ushtron dhunë dhe trysni në Zonën e 6-të zgjedhore

INFO

NA NDIQ