Bujqësia, prodhimi dhe eksportet në rritje deri 10%, blegtoria në vështirësi

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/01/2023

Pas vështirësive që kaluan këtë vit nga mungesa e subvencioneve dhe rritja e kostove, fermerët presin një vit më të mirë në bujqësi më 2023, si në prodhim, edhe në eksporte.

Funksionimi i skemës për subvencionin e serrave pritet të rrisë më tej sipërfaqet e mbjella, ndërkohë që kërkesa e jashtme për prodhimet shqiptare do të zgjerojë eksportet deri në 10%.

Sektori i blegtorisë do të vazhdojë të jetë problematik, nëse nuk rritet çmimi i qumështit për prodhuesit e vegjël.

“Serrat ekzistuese do të mbillen, por do të zgjerohen më tej për arsye të vënies në funksion të skemës së subvencionit”, tha Mariglen Ziu, i cili kultivon rreth një hektar serrë në Samaticë të Beratit një nga zonat me intensitet të lartë të zhvillimit të bujqësisë në sera.

Aktualisht, skema e subvencionit për serrat është 40 mijë lekë për dynym, e ndarë në dy faza, në dy sezone me nga 20 mijë lekë për dynym.

Fermerët dorëzojnë faturat e fidanit në zyrën e AZHBR-së dhe paratë kalojnë direkt në bankë në llogarinë e fermerit, tha z. Ziu, duke shpjeguar se kjo po nxit mbjelljet.

Fermeri tjetër, Alban Çakalli, i cili kultivon kultura të rralla me vlerë të lartë në zonën e Mamurrasit, tha se kostot në inputet bujqësore janë rritur nga 50-100% dhe këto nuk janë reflektuar totalisht në çmimet e produkteve.

Pavarësisht problematikave që po kalon bujqësia shqiptare eksportet bujqësore parashikohen me rritje vitin që vjen. Në vitin 2023 pritet të rriten eksportet në masën 10%, për disa arsye.

Nga rritja e sipërfaqeve të serrave, por edhe nga rritja e prodhimit të disa pemëve frutore, sidomos e mandarinës klementinë që po bëhet një frutë interesante, e cila po kërkohet nga tregjet europiane, tha Ruzhdi Koni një nga eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve bujqësore në vendin tonë.

Ndryshe nga degët e tjera blegtoria do të kalojë një situatë të vështirë edhe në vitin 2023. Sektori i blegtorisë do të vijojë trendin rënës në numrin e krerëve, nëse nuk sigurohet një çmim më i lartë për qumështin e fermerëve, thotë Ervin Resuli, i cili zotëron një fermë gjedhi dhe njëkohësisht është një njohës i mirë i sektorit.

Resuli thotë se numri i bagëtive do të pësojë rënie te fshatarët, të cilët shesin një litër qumësht më pak se 100 lekë.

TË FUNDIT
3 ditë
Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)
1 javë
Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën
2 javë
Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë
2 javë
Parashikimi i motit
3 javë
Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri

Deputeti Shaqiri takoi komandant Dunavin në burgun e Idrizovës (FOTO)

izet mexhiti vlen

Mexhi jep lajmin e mirë: Kalojmë në veprim për Tetovën

moti sot

Moti sot me diell dhe i ngrohtë, deri 34 gradë

moti sot

Parashikimi i motit

mickoski gir geer

Mickoski në takim me Geer: Qeveria do të vazhdojë bashkëpunimin me BE-në në frymën e partneritetit dhe vlerave të përbashkëta

afrona

“A më hala?” Si Blero e vuri në siklet Afronën, ja si u përgjigj ajo

mirlind daku

Rubin Kazan merr masa ndaj Mirlind Dakut

instagram

Instagram njofton veçorinë e re që do të shpërndahet te përdoruesit në mbarë botën

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

INFO

NA NDIQ