Bujqit kërkojnë të paguhen humbjet reale

Fondi i sigurimeve bujqësore duhet të mbrojë më shumë prodhimtarinë bujqësore dhe të rrisë edhe sigurimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral. Ky është synimi i shtetit që me ndihmën turke, ka për qëllim shfrytëzimin e përvojave të suksesshme dhe të të përmirësojë sistemin aktual të sigurimit bujqësor në vend.

Megjithatë, përfaqësues të bujqve shprehen dyshues se sa një zgjidhje e tillë ligjore do të përmirësojë situatën në terren, duke marrë parasysh përvojat jo të mira nga vitet e kaluara. “Një nismë e tillë është e mirëseardhur, mirëpo do të shohim se si do të shkojë realizim i saj në praktikë dhe sa bujqit do t’ia shohin hairin asaj, njofton gazeta KOHA.

Me fjalë të tjera, nevojitet të paguhen humbjet reale të bujqve, për shkak se kemi më shumë raste kur nuk pranohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet ndaj grurit apo kulturave të tjera bujqësore nga dëmet e shkaktuara. Kemi raste kur shteti nuk e paguan 60 përqindëshin e sigurimit si obligim ligjor dhe kemi raste që dëmet nuk pranohen dhe vlerësohen si duhet nga ana e kompanive të sigurimit…”, thotë anëtari i Këshillit drejtues të Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Memet Sinani .