Bullgari: “Sulmohen” zyrat e BE-së në Sofje!

INA
INA

22 Maj, 2023

PROTESTA TË ORGANIZUARA NGA ITHTARË DHE PARTI PRO-RUSE

Në Bullgari, demostrues me flamuj rus kanë vandalizuar ndërtesën e BE-së në Sofje, duke I bërë thirrje qeverisë që të ndalë ndihmën për Ukrainën, njofton KlanM.

Demostruesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës moderne ku janë vendosur përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit Evropian.

Protestat, sipas mediave bullgare, ishin organizuar nga disa OJQ-ja dhe individë të afërt me Kremlinin, në mesin e tyre edhe deputetë dhe anëtarë të partisë pro-ruse dhe anti-BE, “Rilindja”.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, sic njofton KlanM, ka dënuar sulmin duke potencuar se veprimet e këtilla janë në kundërshtim me synimet për Bullgari moderne dhe vlerat demokratike.

Rastin e ka dënuar edhe ish-Kryeministri dhe lideri i partisë GERB, Bojko Borisov.

Ai, sic percjell KlanM, në Facebook, incidentin e ka përshkruar si alarmant dhe se akti vandal vjen në kohën e sfidave të rënda për Bullgarinë.

Ka reaguar edhe koalicioni “Vazhdojmë me ndryshime”. Ata I kanë quajtur të turpshme dhe të politizuara demostratat për paqe për shkak të pjesëmarrjes së partisë anti-bullgare dhe pro-ruse.

Sulmi, sic njofton KlanM, është dënuar edhe nga Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola.

“Ndërtesa ku gjendet zyra e PE-së në Sofje ishte sulmuar nga vandalët, të pakënaqur për shkak të qëndrimit tonë për Ukrainën. Do ta pastrojmë. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe dënimi i agresionit rus do të bëhet më i fuqishëm” – ka shkruar Mecola në Tuitter.

Bullgaria ka lidhje të thella historike me Rusinë dhe shpeshherë është quajtur si “Kali i Trojës” në BE dhe NATO. /KlanMacedonia/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mali-i-zi

Raportime për bomba në shkollat e Malit të Zi dhe në ndërtesën e Kuvendit

zelensky-1

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

Sudan-Afrike

Shpëtohen 297 fëmijë të bllokuar në një jetimore në Sudan, humbin jetën 71 të tjerë

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Shpërthimi i digës Kakhovka/ Imazhet satelitore zbulojnë një qytet të zhytur në ujë

erdogan

Kriza ekonomike godet Turqinë, Erdogan merr vendimin e rëndësishëm

trafiku-komunikacion-tirane-shkup-vetura-kolona

Austria vendos një ndryshim në komunikacion

avion-aeroplan-ushtarak

NATO përgatitet për stërvitjen më të madhe ajrore në historinë e aleancës

zlatan-arsiq-kriminel-serb-kosove

KE: Madhërimi i kriminelëve të luftës në Serbi vazhdon pa pasoja

Sanda rashkoviq

Sanda Rashoviq-Iviq: Askush nuk i beson më Vuçiqit, ai e ka humbur plotësisht busullën

INFO

NA NDIQ