Bullgaria dhe Rumania, edhe pse në BE pagat mesatare rreth 500 euro

0

Disa të dhëna statistikore rreth shteteve të fundit që u antarsuan në Bashkimin Evropian dhe NATO:
RUMANIA:
Anëtare e NATO-s që nga 29 mars 2004 (gati 16 vite);
Anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007 (gati 13 vite);
Paga mesatare mujore neto për 2018 është: 510 €;
Popullsia: 19,580,634 banorë;
Sipas të dhënave të Eurostatit (për periudhën 2007-2017), numri i qytetarëve rumun që janë shpërngulur dhe jetojnë në vendet tjera të BE-së arrijnë shifrën: 19.7% apo 4 milion banorë.
BULLGARIA:
Anëtare e NATO-s që nga 29 mars 2004 (gati 16 vite);
Anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007 (gati 13 vite);
Paga mesatare mujore neto – 2018 është: 457€;
Popullsia: 7,036,848 banorë;
Sipas të dhënave të Eurostatit (për periudhën 2007-2017), numri i qytetarëve bullgarë që janë shpërnulur dhe jetojnë në vendet tjera të BE-së arrijnë shifrën: 13% apo 1 milion banorë.
Dyja, gati 16 vite anëtare të NATO-s dhe 13 vite pjesë e BE-së, ndërsa paga mesatare mezi arrin, te njëra 457€ dhe te tjetra 510€…
Nëse qëllimi është të futemi në BE duke u transferuar edhe fizikisht, më mirë larg saj. Por, nëse inkuadrimi i vendit në BE nënkupton që të ecim krahë për krahë me vendet tjera evropiane në gjitha fushat por në shtëpi tonë, atëherë ia vlen.