Bullgaria gati për të ruajtur hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut

0

Bullgaria si anëtare e NATO-s pritet të jetë një nga vendet fqinje që si anëtare e NATO të përkujdeset për ruajtjen e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut. Kjo është paralajmëruar nga kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

“Bullgaria si anëtare e NATO-s mund ti ndihmojë Maqedonisë së Veriut në mbrojtjen e hapësirës ajrore dhe kjo do të ndodhë nëse do të arrihet marrëveshja me SHBA-të për blerjen e tetë avionëve F-16”, ka theksuar Borisov. Çmimi i ofruar nga administrata amerikane për avionët është 1,6 miliardë dollarë, por Bullgaria kërkon çmim më të lirë deri në 1,2 miliardë dollarë. (INA)