Bullgaria kushte edhe Serbisë, Radev: Respektoni të drejtat e bullgarëve, ose s’ka BE

Picture of ina-online
ina-online

05/06/2024

Sofja zyrtare e kushtëzon rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE) me përmirësimin e të drejtave të bullgarëve.

Presidenti bullgar Rumen Radev i ka dërguar një mesazh Serbisë se rruga e vendit drejt BE-së mund të hapet vetëm nëse respektohen të drejtat e bullgarëve në atë vend.

“Bullgaria është motori kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kriteri bazë me të cilin do të japim mbështetje është gjendja e bashkatdhetarëve tanë në secilin vend – kushtet për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social dhe mbi të gjitha mundësia e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën, kujtesën historike”, theksoi ai.

Këtë mesazh Radev ia ka drejtuar në ceremoninë e ndarjes së Urdhrit “Stara Planina” figurës së shquar të pakicës kombëtare bullgare në Serbi dhe kryetarit të Qendrës kulturore dhe informative “Bosilegrad”, Ivan Nikolov.

“Duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e bashkatdhetarëve tanë në Republikën e Serbisë dhe duke kundërshtuar të gjitha përpjekjet për të cenuar të vërtetën historike, Ivan Nikollov është vendosur si një shtyllë e vërtetë morale”, tha Radev. Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive me udhëheqjen shtetërore serbe për zgjidhjen e problemeve të bullgarëve në Serbi.

Të njëjtën gjë thotë Radev edhe për Maqedoninë. Numri më i madh i bullgarëve në Serbi jetojnë në dy komuna në juglindje të vendit – Bosilegrad dhe Dimitrovgrad. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022, në Serbi janë 13,000 bullgarë. Ata përfaqësonin 0.2 për qind të popullsisë së përgjithshme në Serbi. Ndryshe, në Prishtinë ka shkuar edhe eurodeputeti bullgar Angel Dzambaski, nga ku ka thënë se edhe në Kosovë ka bullgarë. (INA)

TË FUNDIT
1 orë
Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)
2 orë
Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”
2 orë
Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE
3 orë
Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro
5 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

ME TE LEXUARA

1 ditë
Shqipëria përshëndetet me EURO 2024, nuk pati fat përballë kampionëve
8 orë
Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale
2 ditë
Çfarë pritet prej debatit presidencial Biden-Trump?
24 orë
Sylvinho: Ishim në grupin e “vdekjes” por largohemi nga Europiani me kokën lart, të provojmë emocionet e Botërorit
6 orë
Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup
2 ditë
Përballja me Spanjën “jetë a vdekje” për Shqipërinë
15 orë
Fillon procedura parlamentare për plotësimin e Ligjit për Energjetikën për uljen e çmimit të energjisë elektrike nga 1 korriku
5 orë
Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

LEXO MË SHUMË

NORTH MACEDONIA IDENTITY 1

Maqedonia, sërish ndër të fundit për të ardhurat për frymë (TABELA)

Screenshot_20240625-214455~2

Në Beograd shfaqen pllakata me foton e Millosheviqit dhe “Kosova është Serbi”

Screenshot_20240625-214151~2

Ukraina dhe Moldavia nisin bisedimet për anëtarësim në BE

auto_korrupsion1511207587

Anketa: Çdo të dytës kompani i është kërkuar ryshfet nga 10-100 mijë euro

Von der Leyen, Costa dhe Kallas

Arrihet marrëveshja: Von der Leyen, Costa dhe Kallas në krye të BE-së

Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë, Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave në Shkup

albin kurti mickoski

Kurti uron Mickoskin: T’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

tifozet kuq e zi

BBC: Tifozët e Shqipërisë bënë historinë në Euro2024

qehaja siljanovska

Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja

INFO

NA NDIQ