Presidenti bullgar Rumen Radev emëroi nënkryetaren e Dhomës së Auditimit, Gorica Grançarova-Kozhareva për kandidate për ushtrues detyre të kryeministres së Bullgarisë, njoftoi shërbimi për shtyp i presidentit, transmeton BTA.
Radev sot do të presë kandidaten për kryeministre të përkohshme, për ta udhëzuar për formimin e qeverisë së përkohshme.
Kryeministri aktual Dimitar Gllavçev më herët gjatë ditës së sotme tërhoqi gatishmërinë e shprehur për të pranuar postin për herë të dytë me qëllim të uljes së tensionit politik, njoftoi Këshilli i Ministrave në faqen e tij të internetit.
Sipas Kushtetutës së Bullgarisë, pasi nuk është arritur një marrëveshje për qeverinë, Presidenti, pas konsultimit me grupet parlamentare dhe me propozimin e kandidatit për kryeministër të përkohshëm, emëron qeverinë e përkohshme dhe cakton zgjedhje të reja brenda 2 muajve. (INA)