Bullgaria me Qeveri të re, akademiku Denkov kryeministër

INA
INA

6 Qershor, 2023

Asambleja Kombëtare e Bullgarisë në një seancë të jashtëzakonshme miratoi strukturën dhe përbërjen e qeverisë së re bullgare me kryeministrin akademikun, Nikolai Denkov.

Qeveria e re do të jetë me rotacion, ashtu që pas 9 muajve në postin e kryeministrit do të jetë Maria Gabriel, e cila tani u zgjodh zëvendëskryeministre dhe ministre e jashtme, përcjell INA.

Kabineti i ri qeveritar i njohur si “Denkov-Gabriel” u miratua me 132 vota “pro”, 69 “kundër”, pa asnjë “abstenim”.

Në fjalën e tij në fillim të seancës parlamentare, Denkov saktësoi se në nëntë muajt e parë do të jetë kryeministër, ndërsa në nëntë muajt e dytë Gabriel (GERB-SDS).

Akademiku Denkov tha se do të angazhoj kabinetin që të miratojë një buxhet me deficit 3 për qind, të përmbushë detyrimet e marra nga programi ndërkombëtar, të punojë për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe në Eurozonë, të punojë në koordinim të ngushtë me Asamblenë Kombëtare për zbatimin e program legjislativ, duke përfshirë ndryshimet në Kushtetutë.

Lidhur me Gabrielin, i cili në nëntë muajt e parë do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, Denkov tha se nuk ka partner më të përshtatshëm të institucioneve evropiane se ish-komisioneri bullgar evropian për zgjidhjen e prioriteteve të rëndësishme ndërkombëtare. Ai prezantoi draft kabinetin dhe vuri në pah cilësitë e kandidatëve për ministra.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ