Bullgaria nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike

Ministri bullgar në detyrë i Energjisë Rosen Hristov njoftoi se nuk do të ketë kufizime për konsumin e energjisë elektrike në Bullgari.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, konsumi në Bullgari është stabil, ndërsa vendi prodhon sasi të mjaftueshme dhe eksporton energji elektrike.

Lidhur me furnizimin me gaz, Hristov ishte i bindur se autoritetet po punojnë shumë për të diversifikuar duke siguruar pavarësinë e vendit të tij me gaz.

Sipas tij, sistemi energjetik është i sigurt dhe nuk pritet regjim energjetik. Aktualisht, sipas ministrit bullgar, ka një tendencë për uljen e çmimit të benzinës.

Kompania shtetërore bullgare e gazit Bulgargaz ka njoftuar se ka rezervuar vende të reja shkarkimi të gazit në portin Revituza në Greqi.(INA)