Bullgaria tregon “dhëmbët” edhe me shqiptarët

Autoritetet Bullgare pretendojnë se para regjistrimit në Shqipëri, autoritetet maqedonase kishin rritur aktivitetin midis njerëzve që jetonin në Gollobordë, Prespa e Vogël dhe Korçë për t’u regjistruar si Maqedonas, edhe pse ata sipas tyre ishin Bullgarë. Shoqata Ilinden Tirana mohon përpjekje të tilla.

Megjithëse një nga temat kryesore në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht Maqedonisë dhe Shqipërisë, është mosmarrëveshja midis Shkupit dhe Sofjes për shkak të së cilës bllokohet integrimi evropian i Maqedonisë, zyrtarët në fqinjin lindor vazhdimisht kanë shpallur një kusht edhe për Tiranën, lidhur me pretendimet për një pakicë bullgare atje.

Presidenti Rumen Radev kohë më parë, gjatë një takimi me homologun e tij shqiptar Ilir Meta, pati thënë se të drejtat e pakicës bullgare në Shqipëri janë një nga kriteret e tyre themelore për të mbështetur rrugën evropiane të Shqipërisë.

Më vonë, gjatë vizitës së Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj në Sofje, Zëvendësja e Radev, Iliana Iotova, përmendi regjistrimin në Shqipëri që do të mbahet këtë vit. Ajo tha se ishte e bindur se shteti shqiptar do të bënte çdo përpjekje për të siguruar që pakicat të mos vëheshin nën presion për të shprehur etninë e tyre.

Një nga studiuesit kryesorë në Bullgari të pakicës së tyre në Shqipëri është Spas Tashev i Institutit për Studime të Popullsisë në Akademinë Bullgare të Shkencave. Vitin e kaluar, ai përgatiti një strategji gjithëpërfshirëse për pakicën Bullgare në Shqipëri, të cilën ai ia paraqiti kabinetit Radev.

Lidhur me regjistrimin e ardhshëm në Shqipëri, Tashev tha se ekziston rreziku që Bullgarët të jenë nën presion nga Shkupi, duke deklaruar se numri i Bullgarëve në atë vend është rreth 50,000 dhe se sa do të jenë në regjistrim varet nga politika Bullgare , por edhe nga qëndrimi i Maqedonisë Veriore ndaj asaj popullsie.

Nikola Gjurgaj është me origjinë nga Gollorda dhe jeton në Tiranë. Ai është president i shoqatës maqedonase Ilinden Tirana. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, ai pretendon se nuk ka prani të shtuar të autoriteteve maqedonase përpara regjistrimit të ardhshëm në Shqipëri.

Ai shton se kohët e fundit, për shkak të situatës së vështirë ekonomike në rajon, ka njerëz që kanë marrë nënshtetësinë bullgare për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian.(INA)