Bullgaria zëvendëson MIG-at rusë me F-16 amerikanë

0
Foto: Ilustrim

Qeveria e Bullgarisë ka miratuar sot një plan për fillimin e negociatave për blerjen e aeroplanëve luftarakë “Lokeed Martin F-16” nga SHBA për të zëvendësuar flotën e saj “Mig-29”.

Ministri i Mbrojtjes Krasimir Karakatchanov tha se qeveria i ka propozuar parlamentit të lejojë fillimin e negociatave me SHBA, në mënyrë që të furnizohen aeroplanët e ri luftarakë.Ministria ka njoftuar më parë se SHBA-së nuk i nevojitet leje dhe marrëveshje të reja, në mënyrë që Bullgaria të marrë aeroplanët e ri, gjë që nuk ishte në rastin e ofertave nga Suedia dhe Italia. Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se Qeveria e SHBA-së është gati të punojë me Qeverinë bullgare në arritjen e një marrëveshjeje që do të jetë në përputhje me buxhetin bullgar dhe kërkesat operacionale, transmeton KosovaPress.

“Ne besojmë se F-16 siguron kombinimin më të mirë të mundshëm të çmimeve dhe aftësive në Bullgari, si dhe përputhjen me forcat e tjera ajrore të NATO-s”, njoftoi Shtëpia e Bardhë.