Bullgaria zotohet se mbështet Maqedoninë e Veriut drejt BE-së, por me një kusht!

0

Bullgaria i jep mbështetje të plotë për integrim Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, thuhet në propozim deklaratën e Kuvendit kombëtar kushtuar zgjerimit të BE-së dhe procesit të stabilizim asocimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, shkruan BGNES. Në propozim dokumentin, Sofja i bën thirrje Shkupit ta implementojë me efikasitet, pa anulime dhe me vullnet të mirë, marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, të cilën e firmosën kryeministrat e të dy vendeve, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, më 1 Gusht 2017. BGNES shkruan se Bullgarija insiston në pranimin e të vërtetës historike për historinë e përbashkët që e ndajnë të dyja vendet dhe të dy popujt. “Ta implementojnë plotësisht marrëveshjen e arritur në kuadër të komisionit të përbashkët multidiciplinar për çështje historike dhe arsimore, si dhe të njejtat të përfshihen në programet dhe materialet shkollore në afat sa më të shkurtër”, thuhet në propozim dokumentin. Propozim deklarata e Kuvendit kombëtar poashtu kërkon që t’u jepet fund të gjitha formave të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me ndjenja nacionale bullgare, përfshirë edhe në media, mbishkrimet nëpër përmendore, pllakat përkujtimore etj. /SHENJA