Bulliqi konfirmon se janë liruar nga paraburgimi në Serbi tre qytetarët e arrestuar në Merdar

Picture of INA
INA

15/06/2023

Tre qytetarët nga komuna e Podujevës të arrestuar në Merdar janë liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës.

Bulliqi tha se ka kontaktuar me familjarët e të arrestuarve dhe të njëjtit janë rrugës duke ardhur për në Kosovë.

Lidhur me arrestimin e këtyre 3 qytetarëve është deklaruar edhe dje kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, i cili tha se qytetarët janë ndaluar për 48 orë.

Kurse për motivet e arrestimit të tyre nuk dihet përveçse tha se “po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dje konfirmoi arrestimet e reja të kosovarëve në Serbi. MPJD përsëriti apelin për qytetarët e Republikës së Kosovës që të shmangin kalimin nëpër territorin e Serbisë dhe të përdorin rrugë alternative për udhëtim.

TË FUNDIT
7 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
2 ditë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
2 ditë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

ME TE LEXUARA

1 ditë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
7 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

LEXO MË SHUMË

thaci-veseli-krasniqi-selimi

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

INFO

NA NDIQ