Bumçi: Tre arsyet pse Holanda kërkon të rikthejë vizat

0

Ish-ministri i Jashtëm Aldo Bumçi ka shpjeguar arsyet se përse Holanda kërkon të rikthejë regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë.

Në emisionin “Të paekspozuarit” në News24, Bumçi rendit tre arsye, ndërsa tha se qeveria dhe kryeministri nuk kanë marrë kurrë përgjegjësi duke komentuar edhe zëra se bashkëshortja e kreut të PD është mike më një deputete holandeze që ka kërkuar rikthimin e vizave.

“Do doja shumë që kryetari i PD të kontrollonte parlamentin holandez. Kanë votuar të gjitha partitë. Kanë votuar 108 deputetë.
E vërteta është kjo: Holanda në gjithë këto vite zgjerimi, njohët si vend strikt ‘but fair’, kërkues strikt por i ndershëm. Nuk është si vendet që të mbyllim një sy, apo si vendet që të vërë veto si Greqia-Maqedonisë por është strikt. Kemi një vend që është themelues i BE. Në qoftë se shqiptarët nuk do ishin një shqetësim i ndjeshëm a mendoni se këto parti do bëheshin qesharakë për elektoratin e tyre. Kjo histori nuk është një rrufe në qiellin e pastër. Çdo gjë që ka ndodhur në këto 6 vite të çon në këtë vendim. Shqipëria a nuk u kthye në vendin e azilkërkuesve, pothuajse me sirianët?! Azilkërkuesit e para. Franca dhe Gjermania kanë ngritur problemin e fëmijëve të braktisur shqiptarë, me mijëra. Problemi i drogës, mendoj Shqipëria tashmë furnizues i kanabis”, tha Bumçi.