Në Kuvend sot do të bëhet pranim-dorëzimi i skanerëve të sigurisë rëntgen nga Bundestagu në Shtëpinë ligjvënëse.
Siç informojnë nga shërbimi parlamentar për shtyp, pranim-dorëzimi është qëllimi i takimit të presidentit Afrim Gashi dhe sekretares së përgjithshme Marina Dimovska me ekspertë të Bundestagut gjerman dhe me përfaqësues të NDI-së, si dhe me ambasadorët e Gjermanisë dhe Zvicrës, Petra Dreksler dhe Veronik Ulmann.