Bundestagu: Ruajtja e paqes në Ballkan është përgjegjësia jonë

Picture of INA
INA

07/06/2024

Shumica dërrmuese e përfaqësuesve në parlamentin gjerman, Bundestag, janë pro vazhdimit të dy misioneve të Bundeswehrit në Ballkan. Përveç koalicionit në pushtet të tri partive (SPD, të Gjelbërit dhe Liberalëve), partitë opozitare kristiandemokrate CDU dhe CSU gjithashtu i dhanë mbështetje propozimit të qeverisë gjermane për zgjatjen e mandatit të misionit të KFOR-it në Kosovë të mërkurën (5 qershor) në leximin e parë.

“Na duhet KFOR-i i aftë për veprim për të reduktuar potencialin e vazhdueshëm për konflikte dhe përshkallëzim në veri të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë”, tha përfaqësuesi i demokristianëve në Bundestag, përgjegjës për politikën e mbrojtjes, Florian Hahn (CSU).

Vazhdimi i pjesëmarrjes së Gjermanisë në misionin e BE-së EUFOR Althea në Bosnjë-Hercegovinë u miratua edhe nga përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë (AfD).

Vendimi përfundimtar për propozimin e qeverisë gjermane për zgjatjen e të dy mandateve duhet të merret javën e ardhshme.

“Ballkani Perëndimor është fqinjësia jonë e afërt. Prandaj, ruajtja e paqes në këtë rajon është përgjegjësia jonë”, theksoi Sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen Siemtje Möller (SPD).

Në propozimin e qeverisë thuhet se bazë për misionin e KFOR-it “është ende Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” dhe thekson se “si Kosova ashtu edhe Serbia e kanë bërë gjithmonë të qartë se duan vazhdimin e pranisë së KFOR-it”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, i cili po vazhdon prej 25 vitesh, është angazhimi më i gjatë i ushtrisë gjermane (Bundesëehr) jashtë vendit. Numri maksimal i pjesëtarëve të njësive gjermane të veprimit të shpejtë do të mbetet në 400. Forcat ndërkombëtare të KFOR-it synojnë të sigurojnë vendosjen e paqes dhe rendit publik në Kosovë. Megjithatë, kohët e fundit tensionet me Serbinë fqinje janë rritur sërish.

Misioni Althea i Bashkimit Evropian, në të cilin Bundesëehr po merr pjesë me deri në 50 ushtarë, synon të sigurojë përputhjen me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë në 1995. Dhe ky vend, sipas Berlinit, konsiderohet ende një burim i mundshëm konflikti.

TË FUNDIT
9 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite
3 ditë
Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!
5 ditë
REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
5 ditë
​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë
5 ditë
Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë

ME TE LEXUARA

9 orë
Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

LEXO MË SHUMË

haxh-meke

Mbi një mijë pelegrinë myslimanë vdesin nga temperaturat e larta në Arabinë Saudite

Mark Rutte

Udhëton me biçikletë dhe i bie pianos, Mark Rutte Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s!

Borell

REL: Borrell rekomandon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

korona-virusi

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

haxh-meke

Temperatura ekstreme 50 gradë C, mbi 550 pelegrinë ndërrojnë jetë në Mekë

raketa-berthamore

Sa armë bërthamore ka aktualisht NATO, vendet e tjera dhe Rusia?

Stoltenberg

Stoltenberg: Kina duhet të paguajë për mbështetjen e luftës së Putinit

Ursula Von der Leyen

The Guardian: Von der Leyen në rrugën e duhur për një mandat të dytë në krye të KE

Putin

Putin shkarkon zv.ministrat e Mbrojtjes të Rusisë, emëron kushërirën e tij (FOTO)

INFO

NA NDIQ