Burdushi dënohet me 4 vjet e 6 muaj, do t’i konfiskohet pasuria mbi 2 milionëshe

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10/01/2023

Gjykata e Prishtinës e ka shpallur fajtor Hysrni Peqani, Burdushiun duke e dënuar me 4 vjet e gjysmë burg dhe 42 mijë euro gjobë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe vepra të tjera penale si dhe ka vendosur që pasurinë që kalon vlerën e 2 milionëve të ia konfiskojë të akuzuarit.

Pasuria që do t’i konfiskohet, sipas aktakuzës është kryer me veprat e kundërligjshme për të cilat Burdushi akuzohet.

“Gjykata pas shqyrtimit gjyqësor shpall këtë vendim që gjen fajtor të pandehurin Hysri Peqani dhe i shqipton dënim unik me 4 vjet e gjashtë muaj dhe 42 mijë euro me gjobë” – tha gjyqtari çështjes Lutfi Shala.

Prokuroria Speciale të njëjtin e akuzon për veprat penale ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore, armëmbajtje pa leje dhe shpëlarje të parasë.

‘Burdushi’ akuzohet se që nga viti 2005 kur ka regjistruar biznesin e tij e deri më 26 korrik të vitit 2019, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike dhe ndihmon në zgjidhjen e problemeve të ndryshme familjare.

Prokuroria e akuzon “Burdushin” se të dëmtuarve u ka kryer trajtime të improvizuara, të kota, duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë t`i paguajnë shuma të ndryshme të parave.

Sipas Prokurorisë Speciale, “Burdushi” ka përfituar shuma të ndryshme duke filluar nga 20 euro e deri në 3,000 euro, në total duke përfituar rreth 1 milion euro.

Po ashtu, “Burdushi” akuzohet se ka mbajtur në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, në kundërshtim me Ligjin për Armët.

Tutje sipas Prokurorisë Speciale “Burdushi” që nga viti 2006 ka kryer shpëlarje të parasë, ashtu që duke e ditur që pasuria e tij buron nga aktiviteti kriminal dhe është fituar duke kryer vepra penale.

Duke filluar nga viti 2006 paratë e tilla i ka futur në sistem bankar përmes deponimit të të hollave të gatshme, kryesisht me arsyetimin se ashtu i paguan këstet e kredive, e pastaj e ka kryer shtresimin – fshehjen e origjinës së tyre përmes transfereve bankare, ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

Andaj si pasojë e këtyre veprimeve Prokuroria i ka sekuestruar ‘Burdushit’ edhe një pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ky rast nga Prokuroria Speciale është i shënjestruar si dhe i koduar “mashtrimi”.

Pos këtij rasti, “Burdushit” në Gjykatën e Prizrenit i është vjetërsuar një rast i mëhershëm për vepër penale të mashtrimit./Kallxo.com

 

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Manastiri Banjskes zvecan

“Varrezat dhe Manastirët magazina ushtarake serbe”/ Ish-agjenti i SHIK-ut tregon detaje

Kuvendi-Kosoves

Kuvendi i Kosovës sot mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

basha lulzim

Basha: T’i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë

IMG_0189

Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë në KiE, reagon kryeministri Kurti

Kurti OKB Keshilli i Sigurimit

Albin Kurti është lojtari kryesor i ndërkombëtarëve në Ballkan, ja kush e thotë? (VIDEO)

ejup maqedonci

Mësohet se kur arrijnë “Javelinët” në Kosovë

asambleja-kie-keshilli-i-evropes

​Sot shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

policia ambulanta kosove

Ky është 30-vjeçari që u ekzekutua mbrëmë në Prishtinë (FOTO)

nexhmedin spahiu

SHBA-ja apo Britania? Spahiu tregon kush janë aleat më të besuar për shqiptarët

INFO

NA NDIQ