Burdushi: LDK-ja ka msyshe dhe magji, të më lejojnë t’ua spërkas dyert LDK-së e VV-së

0

I ashtuquajturi mjeku popullor, Hysri Peqani, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se LDK’ja është e ndikuar nga disa gjëra supernatyrore të jashtme në negociatat LDK-VV. “Më shumë nga ana e LDK’së ka msyshe dhe magji”, ka thënë Peqani. “Ju e dini mirë që përmendet Luftën e Ftohtë. E dini se në Interpol ka shumë njerëz që punojnë, dhe magjistarët për rreth tyre. Njerëzit që janë për vendin e vet punojnë për vendin e tyre kanë edhe rrethin e vet”. Tutje Peqani, i cili në studio është së bashku me avokatin e tij Asdren Hoxha, ka thënë se do të ndihmojë sa të mundet në formimin e koalicionit por ai thotë se njëherë nuk i lejohet. “Nëse më lejon shteti, unë shkoj para dyerve të tyre dhe bëjë me duar punën time. Le të më lejojnë t’ua spërkas dyert e LDK’së e VV’së. Lutjet ndikojnë për tre ditë ose 24 orë”, ka shtuar Peqani.