“Burek King” i dy kërçovarëve, “në luftë” me kolosin “Burger King

Picture of INA
INA

01/02/2024

“Burger King” kishte paraqitur një kundërshtim në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale për ngjashmërinë në mes të emrave të firmave, përcjell Albinfo.ch.

“Burek King” është një biznes me 35 punonjës. Ai po lulëzon, falë byrekut, specialitetit aq të kërkuar, të cilin Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani e njohin që kur ishin fëmijë. Dy shqiptarët nga Maqedonia nuk kishin besuar se do të kishin këtë sukses, në kohën kur kishin themeluar firmën Burek King gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch. Restoranti në Wöschnau (Solothurn), që është qendra e biznesit, pasi firma ka tashmë ehde 5 filiale të tjera, nuk ka asnjë vend të lirë. Prandaj, Fatmiri thotë se “ndihet si në një ëndërr të bukur”.

Çdo ditë, furrtarët e specializuar bëjnë të paktën 1200 copë byrekë, në kuzhinë. Ata vijnë nga Kosova, nga familje që kanë bërë emër atje, si mjeshtër, shkruan blick.ch. Me byrekët e gatuar këtu, furnizohen gjashtë filiale – tre vjet më parë ishte vetëm një. Gjërat do të vazhdonin kështu, në rrugë të mbarë sikur në vitin 2022, gjiganti i ushqimit të shpejtë nga SHBA, “Burger King” të mos ua prishte ëndrrën. Bekim Lima thotë: “Ekzistenca jonë është në rrezik”.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë “Burger King” kishte paraqitur një kundërshtim në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale (IGE). Marka “Burek King” dhe logoja, e cila përmban inicialet BK, janë shumë të ngjashme me ato të Burger King, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, fjala King dhe inicialet duhet të hiqen. IGE ra dakord me amerikanët: Sipas tij “ka rrezik të ngatërrohet gjatë leximit”, për shkak të ngjashmërisë së emrave të kompanive të përmendura.

Bekimi dhe Fatmiri po e çojnë çështjen në Gjykatën Administrative Federale në St. Gallen, transmeton albinfo.ch. E kemi patjetër, thonë ata. Ndryshimi i emrit dhe logos do të kushtonte shuma të mëdha parash. Sepse logoja e tyre është e vendosur kudo – në të gjitha pecetat, xhamat e dritareve, në makinat e dërgesave dhe në bluzat e punonjësve. Madje Bekim Limani thotë: “Ne nuk mund ta përballojmë këtë”.

Për të nënvizuar seriozitetin e situatës, Simon Zwimpfer, i cili prodhon kos për Burek King me kompaninë e tij QMAG, thotë “Nëse Burek King largohet, nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Deri në 800 kg në javë kos ia blen firma e dy shqiptarëve. “Ëstë klienti ynë më i madh”, thotë Zwimpfer. Me kalimin e çështjes në Gjykatën Federale Administratove beteja midis Davidit dhe Goliathit hyn në raundin tjetër./Albinfo.ch

TË FUNDIT
23 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere
1 ditë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
2 ditë
Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj (VIDEO)
2 ditë
U kap në 'shtëpi bari' në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!
3 ditë
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

ME TE LEXUARA

1 ditë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
23 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

LEXO MË SHUMË

liridon demiri

Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

euro

A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?

albin kurti

Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj (VIDEO)

polak-drog

U kap në ‘shtëpi bari’ në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!

Elena Sadiku

Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

londer-policia

I kërkuari për vrasje në Shqipëri, shmang dëbimin nga Britania me Konventën e të Drejtave të Njeriut

camp nou punetor

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou” – dërrasa, çekiçë…!

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

air albania fluturimi aeroporti nene tereza

“Air Albania” braktis qytetarët në aeroportin e Milanos, kompania nuk mban përgjegjësi

INFO

NA NDIQ