Në Bielefeld është denuar sot me burgim të përjetshëm 34-vjeçari Hüseyin A. Ai denohen për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani me 9. Mars 2024 në Bielefeld. Vrasjen e ka kryer me 16 plumba së bashku me një të dyshuar tjetër që akoma është në arrati.
Gjykata vendore në Bielefeld kumtoi se Hüseyin A. së bashku me personin tjetër e kanë planifikuar mirë vrasjen dhe e e kanë goditur me plumba me qëllim të vrasjes Besar Nimanin.
Hüseyin A. nuk është deklaruar gjatë procesit dhe nuk ka shpjeguar motivet, por Gjykata ka gjetur mjaft prova për denimin e tij me burgim të përjetshëm.
Edhe Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani kanë kërkuar burgim të përjetshëm. I denuari ka të drejtë ankese.
Në fund të shkurtit para gjykatës në Bielefeld ka pasur edhe një të shtënë tjetër me armë zjarri, ku janë plagosur katër persona – ndër ta edhe babai i të denuarit.
Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe një motër e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrjeje. Ata janë nën masa arresti, por akoma nuk ka ndonjë aktuakuzë.(Bahri Cani)
Burgim i përjetshëm për vrasësin e Besar Nimanit!


INA
08/04/2025
TË FUNDIT