Burgu i Idrizovës në kushte të mjerueshme dhe jonjerëzore, çdo ditë rrezikohet jeta e të burgosurëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16 Janar, 2022

Sipas një raporti të Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe shoqatës Juristët e rinj, burgu i Idrizovës që është një nga burgjet më të mëdha në vend është në kushte të mjerueshme pa kushte elementare humane për jetë.

Në repartin e mbyllur të burgut në muajin korrik, kur temperatura e jashtme ishte mbi 40 gradë Celsius, ishte regjistruar mbipopullim nëpër qeli, konkretisht në blloqet 1, 4 dhe 7. Të burgosurit kanë fjetur nëpër korridore, nëpër dysheme, ndërsa në disa dhoma u gjetën 12 deri në 13 të burgosur në një dhomë, me shtretër në 3 kate, përcjell INA.

“Tualetet në të gjitha dhomat janë ende të improvizuara dhe me fuçi dhe në disa tualete të burgosurit bëjnë dush me kova. Të dënuarit që flenë në korridor nuk kanë tualet të tyre dhe duhet të përdorin tualetin e të dënuarve që kanë dhomë”, thuhet në raportin për repartin e mbyllur në Idrizovë.

Më tej theksohet se jeta e burgosurëve është e rrezikuar çdo ditë pasi që i gjithë instalimi elektrik është i hapur, dhe paraqet rrezik të lartë zjarri apo incidenti tjetër. Ngrohës të improvizuar të ujit përdoren nga të dënuar, por këto instalime paraqesin rrezik edhe për jetën e tyre.

Sipas raportit, gjatë një kontrollit të monitoruesve, mbi 20 të burgosur janë gjetur duke fjetur në dysheme nëpër korridore. Një gjendje e tillë ku të burgosurit flejnë në dysheme është parë edhe nëpër dhomat e burgut. “E gjithë godina, dhe veçanërisht blloqet ku vërehej mbipopullim, kishin nivel shumë të ulët të higjienës”, thuhet në raportin e detajuar.

Gjithashtu, të dënuarit informuan grupin e monitorimit se në ato ditë të nxehta nuk kishin ujë për 2 deri në 3 javë, për shkak të së cilës nuk mund të bënin dush, të ruanin higjenën personale dhe as të lanin enët në të cilat hanë.

“Për pasojë, ndërtesa kishte një erë të keqe, dhe në korridoret e dhomave të mbushura me miza dhe insekte të tjera u vunë re shumë enë të palara”, thanë përfaqësues të Juristëve të rinj dhe Komitetit të Helsinkit.

Së fundmi, Ambasada Amerikane, për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve në burgje, ka punësuar me mjete të veta një ekspert të kësaj fushe. Alain Collings është eksperti që aktualisht po bën xhiron nëpër burgje, për të konceptuar, siç na thanë nga Administrata për Ekzekutimin e Sanksioneve, hapat e tij për të ndihmuar në përmirësimin e situatës në këto institucione.

Ndihma do të jetë materiale dhe teknike, e cila do t’i referohet sigurisë së asaj që sillet në burgje, si dhe trajnimit të stafit të burgjeve kundër korrupsionit. Po ashtu në muajin maj pritet të realizohet një tender për rikonstruimin e njësisë së mbyllur të burgut të Idrizovës. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickoski

Mickoski: Të dorëhiqet Kovaçevski nëse nuk kalojnë ndryshimet Kushtetuese!

pompa-benzines-derivatet-naftes

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

055BEAFE-58D0-43B7-A433-5FCFDD26C824

Kovaçevski takoi senatorin Murphy: Mbështetje e fuqishme nga SHBA për RMV-në

kastriot-rexhepi

Bashkëpunimi Gashi-Kasami, Kastriot Rexhepi: Ku mbeti fytyra!? (Video)

llukashenko

Lukashenko: Rusia ka filluar të lëvizë armët bërthamore në Bjellorusi

DCDD3740-9177-416E-A061-70D2D62CE94D

Serbët ia thyejnë xhamat veturave të Policisë së Kosovës

BEE71D9F-B586-4D90-8364-56A2ADC867AA

Gaz lotsjellës dhe të shtëna në Zveçan

policia-tetove-spb-mpb

Në Gostivar, një 47 vjeçar abuzon seksualisht me mbesën

bilall-kasami

Kasami: Me Gashin, sot hodhëm hapin e parë drejt bashkimit të opozitë shqiptare (Video)

INFO

NA NDIQ