Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Picture of Ina Online
Ina Online

06/12/2024

Në kuadër të kremtimit të 15-vjetorit të ENTSO-E, Operatorët e Sistemit të Transmisionit (OST) nga Ballkani Perëndimor kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët historike mbi koordinimin rajonal të sistemit energjetik.

Kjo marrëveshje, e mbështetur nga operatorët e Bashkimit Europian dhe Europës Juglindore, përfshin MEPSO (Maqedonia e Veriut), NOSBIH (Bosnja dhe Hercegovina), OST (Shqipëria), EMS (Serbia), CGES (Mali i Zi) dhe KOSTT (Kosova).
Deklarata synon të krijojë një kornizë të re gjithëpërfshirëse për bashkëpunimin rajonal dhe të forcojë sigurinë energjetike në rajon, duke përfshirë:
1.Integrimin e tregut të energjisë elektrike në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe Komunitetit të Energjisë.
2.Vendosjen e kornizave të reja ligjore për një koordinim të pandërprerë rajonal.
3.Menaxhimin e mbingarkesave dhe ndarjen e të ardhurave përmes alokimit efektiv të kapaciteteve.

Ky hap i rëndësishëm sipas drejtorit të MEPSO-s Burim Latifit pritet të përshpejtojë bashkimin e tregjeve energjetike në Europën Juglindore dhe të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmbushur kërkesat e BE-së, duke përfshirë përjashtimin nga Taksa e Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit.

“Deklarata shënon një moment kyç në përpjekjet për integrimin e Ballkanit Perëndimor në sistemin energjetik europian dhe siguron një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin energjetik të rajonit”, ka shkruar Latifi.

TË FUNDIT

A do të ketë rikonstruim të Qeverisë, flet kryeministri Mickoski

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

LEXO MË SHUMË