Kanë filluar ngacmimet e para ndërmjet banorëve në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother.
Ata tani kanë shprehur pëlqimet e tyre e së fundmi ka qenë edhe Burim Vatovci.
Të njëjtit ishin duke biseduar në oborr, kur edhe Burimi shfaqi ndjenjat për të.
“Kam pasur shumë respekt për ty, më ke dhënë një ndjenjë të mirë. Ndoshta kam gabuar që kam shprehur pëlqim, por ashtu jam ndjerë”, i tha ai.
“Pse nuk kam të drejtë me të pëlqy unë”, iu drejtua tutje Vatovci.
“Jo që nuk ke të drejtë, në këtë shtëpi nuk kam pëlqim për dikë”, tha tutje Lela.
Ana dhe Kevini nga ana tjetër kanë treguar se po pëlqehen dhe se kanë filluar të njihen më shumë.