Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Ndihmën e Policisë e kishte kërkuar në fillim të muajit edhe një burrë në Ferizaj, i cili kishte raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia më 4 janar dhe nuk dinte gjë për fatin e saj.
Burimet bëjnë me dije se pas veprimeve hetimore, është lokalizuar vendndodhja e viktimës, me të cilën Policia ka rënë në kontakt.
Ajo ka deklaruar se me dëshirën e saj është martuar në Zvicër dhe ka nisur një jetë të re atje, larg bashkëshortit të mëparshëm./Bota Sot