Burri vrau gruan dhe veten, dëshmia prekëse e vëllait

Krim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Babunjë të Divjakës, ku 58-vjeçari ka vrarë me armë gjaku bashkëshorten dhe më pas veten. Një nga komshinjtë e viktimave është shprehur se ata ishin të qetë, por kohët e fundit grindeshin me njëri-tjetrin.

“Ata s’bënin llafe po kohët e fundit po, Hekurani punonte në bashki, ajo në shtëpi me punët e shtëpisë”, tha banori. Dy viktimat janë identifikuar si Hekuran dhe Fëllënxa Rrasa. Nuk dihet ende shkaku i konfliktit të tyre që ka degraduar deri në vrasje, ndërsa pista kryesore e dyshimit është konflikti.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që sollën ngjarjen e rëndë këtë të shtunë. “Familje e shkëlqyer, ai punonte në bashki, ai e di këtë punë por ne nuk e prisnim këtë gjë, ata kishin të ardhur ekonomike shumë të dobët. djali punonte pas të atit në pastrime të asfaltit. ai nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ai ishte njeriu më i dashur. nuk e dimë që ai. ne e mësuam përmes djalit, u befasuam çne ai i shkreti”, tha një tjetër banor.

Djali i viktimave, Leonard Rrasa është shprehur shumë i prekur për mediat se ata silleshin shumë mirë dhe nuk kanë pasur konflikte. Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë, por nuk vinte dorë ndaj gruas”. Këto janë fjalët e vëllait të Hekuran Rrasës nga Divjaka, i cili pasditen e sotme ekzekutoi gruan me armë gjahu dhe më pas vrau veten.

Vëllai shprehet se Hekurani armën e ka pasur me leje, por shton se “një nga këta hetuesit më tha që nuk del në sistem. Ka vite që e ka blerë. Nuk kishte probleme psikologjike. Mund të pinte ndonjë gotë por jo shpesh” tha më tej ai.