Bursa prej 300 eurove për studime deridiplomike në fakultetin e bujqësisë dhe fakultetin e veterinarisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski, bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot morën pjesë në orën akademike në organizim të Fakultetit të Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit, me rastin e 17 nëntorit Ditës Ndërkombëtare të Studentëve.

Duke ua uruar Ditën Ndërkombëtare Studentëve, Nikollovski dërgoi porosi që të përkushtohen në shkencë, studentë të zëshëm dhe kritik, sepse vetëm ashtu mund të ndihmojnë që shteti ynë të ecë përpara dhe të zhvillohet me sukses.

“Për mua, këto tre fakultete kanë rëndësinë dhe kontributin më të madh në vend, sepse krijojnë gjenerata të reja të qytetarëve akademikë të rinj dhe ekspertë, të cilët me njohuritë e tyre duhet të ndihmojnë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, ruajtjen e pyjeve, mbrojtjen dhe kujdesin për blegtorinë në vend dhe mbrojtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Zhvillimi i bujqësisë si degë ekonomike nis pikërisht këtu, nga institucionet arsimore. Ju jeni inxhinierët e ardhshëm të bujqësisë dhe pylltarisë, veterinerët e ardhshëm, të cilët do të luajnë rol kyç në atë zhvillim. Pikërisht për këtë jam krenar për të gjithë ju të rinj që keni zgjedhur të studioni në njërin nga këto tre fakultete”, theksoi ministri Nikollovski në fjalimin e tij, njoftuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Qysh në fillim të këtij viti, bëhet e ditur në kumtesë, filloi nisma se si të rritet interesimi te të rinjtë për mësimin e këtyre drejtimeve dhe nga këtu doli e gjithë ideja për bursa të dedikuara për studentë nga këto tri drejtime, ai i bujqësisë, pylltarisë dhe veterinarisë.

“Me iniciativë të ministrit Nikollovski, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe dekanët e të tre fakulteteve, Qeveria mori vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin studentor, me çka mundësoi kushte për ndarjen e bursave për studentët e regjistruar në studimet deridiplomike nga cikli i parë i fakultetit të bujqësisë, pylltarisë ose të veterinarisë në të gjitha universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë në vend, me bursë mujore prej 18.000 denarë për nëntë muaj të vitit”, sqarojnë nga MBPEU.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të tre fakultetet dhe bashkërisht po punohen disa projekte, përmes të cilave studentëve iu ofrohet mësim i mirë dhe modern, si dhe mësim praktik cilësor. Studentët, theksohet në kumtesë, janë të përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e programeve dhe zgjidhjeve ligjore, nëpërmjet vullnetarizmit në departamentet dhe administratën e ministrisë. MBPEU me tre fakultetet nënshkroi Memorandum për realizim të mësimit praktik dhe avancimit në karrierë të studentëve edhe tashmë në Ministri janë të pranishëm 25 praktikantët e parë.

“Me mbështetjen e Ministrisë përmes programit për zhvillim rural, bashkë me Fakultetin e Mjekësisë Veterinere furnizuam dhe vendosëm pajisje laboratorike për analizë të sofistikuar për kontroll të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. I motivojmë dhe inkurajojmë të rinjtë që t’i mësojnë këto lëmi të rëndësishme dhe me arsimimin e tyre të kontribuoni në zhvillimin e bujqësisë sonë”, shtohet në kumtesë.